Afër 200 persona që nga ora 7 e mëngjesit të ditës së sotme e deri në orën 13 kanë hyrë në Kosovë, nga pika kufitare në Merdarë, ku shumica e këtyre personave që vijnë në Kosovë janë nga Gjermania, Austria, Kroacia dhe Serbia.
Të gjithë personat që hyjnë në këtë pikë kufitare i janë nënshtruar kontrollit mjekësor për coronavirus, e gjatë ditës së sotme një person që kishte ardhur në Kosovë nga Gjermania përmes kësaj pike kufitare është dërguar në Klinikën Infektive si i dyshuar me këtë virus.
Doktoresha Shqipe Ramadani, tha se në këtë pikë kufitare janë kontrolluar të gjithë udhëtarët që kanë hyrë në Kosovë.
Ajo ka dhënë detaje rreth personit që është dyshuar i infektuar me coronavirus, derisa thekson se i njëjti ka pasur temperaturë të lartë.
“Çdo individ i cili hynë e sidomos ata që kanë qenë prej vendeve që ka pasur të dhëna se ka të infektuar me coronavirus, kurse tani e tutje prej kur është shpallë pandemi nga OBSh detyrohemi çdo njërin me e kontrollua…Procedura është se e kontrollojmë për temperaturën që është prej simptomave kryesore të cilat ne bazohemi. Mirëpo, në rast se ka temperaturë të lartë atëherë neve duhet me i marrë edhe të dhënat e tjera, në bazë të cilës a ka pasur kontakte me dikë që ka qenë i infektuar më herët, nëse po atëherë neve jemi të detyruar të bëjmë izolimin e atij personi, ta vëmë në karantinë. Pak më parë patëm një rast të cilën e dërguam në Klinikë me temperaturë pak të lartë, tash neve na konfirmohen të dhënat prej Institutit ose Klinikës Infektive do të jetë apo jo i infektuar”, tha ajo.
Ramadani tha se si staf mjekësor nuk janë pajis ur mjaftueshëm me material mbrojtës nga coronavirusi.
“Të them të drejtën duke llogaritur në atë që është ndarë buxhet nga qeveria e Kosovës nuk jemi të kënaqur. Unë personalisht për vetën time jo, kemi por jo mjaftueshëm, sepse pajisjet mjekësore duhet të ndërrohen kohë pas kohe sepse kemi shumë udhëtarë e ne jemi të detyruar t’i mbajmë kohë më të gjatë. Nuk po na vinë mjaftueshëm, unë iu kisha thënë që duhet të kenë kujdes të na furnizojnë më mirë dhe më shumë”, tha ajo.
Gjatë kohës sa ekipi i KP-së ka qëndruar në pikën kufitare Merdar, aty një numër i madh i udhëtarëve kanë hyrë në Kosovë, e të cilët arsye kryesore se pse kanë ardhur ka qenë kalimi i pushimeve në vendlindje.
Fevzi Zaka, në Kosovë ka ardhur nga Gjermania për pushim, ndërsa kontrollet që bëhen në kufi i sheh si të mira për parandalim të coronavirusit.
“E vlerësojmë këtë kontrollin, është për të mirën tonë, besoj që me u marrë masa parandaluese janë të mira”, tha ai.
Kurse, Lul Balaj kishte marrë rrugën drejt Kosovës nga Austria, e që thotë se kontrollet ua largojnë brengat se mos janë prekur nga coronavirusi.
“Shumë të mira, brenga duhet gjithqysh me u heq…I shoh shumë të arsyeshme, sidomos për ne që vijmë nga diaspora”, tha ai.
Haxhi Çelaj, është një qytetar tjetër që ka ardhur nga Gjermani, e që thotë se nuk frikësohet nga coronavirusi.
Vijmë prej Gjermanisë, edhe kjo kontroll shumë e mirë është…Unë jo për vete”, tha ai.
Përveç udhëtarëve që hynin në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve përmes pikës kufitare Merdarë lëshonin Kosovën.
Qytetari Erkan Hamza, është një nga ata që gjendej në Kosovë për pushime e që pas paralajmërimeve për mbyllje të kufijve po kthehej në Austri.
“Kam ardhur me bë pushime, por për fat të keq vajzën e kam atje, bisedova me vajzën atje sot në mëngjes tha babi nisu sa më shpejt se do të mbyllen kufijtë. E për atë arsye tash e prisha pushimin, duhet me u kthye sa më shpejt ..Unë nuk frikësohem nga virusi në Kosovë nuk ekziston virusi, por mediat e bëjnë më së shumti , tha ai.
Kujtojmë se në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast me coronavirus, ndërsa sot Shqipëria ka mbyllur kufirin me Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë