Rreth 12 milionë euro është vlera e pasurive që shteti i ka konfiskuar nga qytetarët e Kosovës. Përveç veturave, Agjencia e Administrimit të kësaj pasurie menaxhon edhe pasuri të paluajtshme, e shumë gjëra të tjera me vlerë.
Rreth 12 milionë euro është vlera e gjithçkaje që është aktualisht e sekuestruar apo konfiskuar nga organet ligjzbatuese në Kosovë.
Shumica dërrmuese prej tyre janë nën masë sekuestrimi, pasi që dyshohet se janë përfituar kundërligjshëm.
Vlera e saktë nuk dihet ende, porse zyrtarët e këtyre pasurive, thonë se janë në fazë të vlerësimit.
Disa nga pasuritë e luajtshme ruhen në periferi të Prishtinës. Këto vetura të sekuestruara nga shteti ose janë përdorur për kryerje të veprës penale ose janë përfitim nga vepra penale, e vlera e tyre aktualisht arrin në 2,377,000.00 euro.
E brenda depos ka disa dhoma në të cilat gjenden mjete motorike, që ishin gjithashtu, në pronësi të qytetarëve të Kosovës.
Në një tjetër dhomë janë televizorët të sekuestruar, e aparate kazinosh, të cilët Policia e Kosovës i ka marrë nga hapësirat e lojërave të fatit, kur ato u ndaluan në Kosovë.
E një tjetër hapësirë është e mbushur me kompjuterë, që dikur ishin në lokalet ku ushtrohej puna në bizneset call center, përpara se në to të zhvillohej një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe autoriteteve gjermane.
Por, diçka edhe më interesante gjendet në këto dhoma, bëhet fjalë për laboratoret e drogave që në Kosovë, së fundmi janë zbuluar e shkatërruar nga Policia në masë të madhe.
Disa që janë kapur në operacionet e fundit ende nuk janë këtu.
E sipas Agjencisë që administron këtë depo, vlera e këtyre pasurive që ndodhet në këtë depo është rreth 85.000.00 euro.
Megjithatë, ky nuk është i vetmi vend ku mblidhen këto pasuri.
“Ato që kanë vlerë pak më të lartë si ari, argjendi, para ato i mbajmë në BQK”, ka thënë Enver Krasniqi, zëvendës drejtor i AAPSK-së.
Në Bankën Qendrore të Kosovës prej këtyre pasurive ruhen para në vlerë prej 4,972,179.36 eurove, ndërkaq gjëra të çmuara në vlerë prej 1,300,000.00€.
Përveç këtyre, janë dhe një sërë llaptopësh, telefona e iPad që ruhen në një hapësirë të ngushtë në zyrën e Agjencisë, brenda Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo agjenci administron edhe pasuritë më të vlefshme, që janë ato të paluajtshmet.
Zëvendës drejtori, Enver Krasniqi thotë se nuk ka pasur rast që ato të nxirren në shitje.
“Kemi edhe pasuri të paluajtshme ku përfshihen banesat, shtëpitë, tokat, parcela të ndryshme, kemi pasur rast edhe një hotel në biznes. Disa prej tyre janë të konfiskuara dhe janë tashmë të regjistruara si pronë e shtetit ndërkaq disa tjera janë në fazë të sekuestrimit dhe pritet vendimi i Gjykatës”, ka thënë Enver Krasniqi.
Vlera e pasurive te paluajtshme që shteti e ka në pronësi si të konfiskuar aktualisht është rreth 3,000,000.00 euro.RTVD/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë