Rreth 100 shtëpi të dëmtuara nga vërshimet në Kërçovë, Komisioni për Vlerësim po evidenton dëmet në teren
Rreth 100 objekte janë prekur nga vërshimet e së hënës në Kërçovë. Vërshimet prekën më së shumti lagjen “Prilepska” që gjendet përskaj lumit të Zajazit. U prekën edhe disa lagje tjera. Nga komisioni për mbrojte dhe shpëtim në Komunën e Kërçovës kanë qëndruar në teren për të evidentuar dëmet, ndërsa thonë se nga rreth shtëpitë e dëmtuara janë pa izolim dhe të ndërtuara me material të dobët.
“Komisioni për vlerësimin dhe vërtetimin e lartësisë së dëmeve të krijuara nga rrethana natyrore dhe fatkeqësi të tjera në Komunën e Kërçovës, menjëherë pas vërshimeve doli në teren për ta konstatuar situatën faktike dhe në ditët në vijim t’i vizitojë të gjitha amvisërit dhe ta konstatojnë dëmin e krijuar. Pas vlerësimit të dëmeve, komisioni do të përpunojë një raport dhe do ta dorëzojnë në Këshillin e Komunës së Kërçovës për miratim. Raporti do t’i dorëzohet komisionit që e ka formuar Qeveria”, theksoi Igor Pejoski, kryetar i Komisionit për Mbrojte dhe Shpëtim.
Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Kërçovë tregojnë se si gjithnjë në gjendje më të rëndë nga vërshimet është lagja “Prilepska”.
“Kemi pasur shumë thirrje nga shtëpi, nga filiali i inspektoratit për arsim dhe të gjitha shtëpitë për rreth. Nga “Prilepska” gjithashtu janë lajmëruar shumë qytetar të cilët jetojnë rreth lumit të Zajazit, që si çdo vit na bën probleme, ata banorë atje vërtetë po vuajnë në situatë të rëndë, aty së pari evakuuam banorët të cilët ishin në gjendje të rëndë ishin të përmbytur”, tha Suzana Tasevska, Qendra për Menaxhim me Kriza.
Të gjithë banorët të cilët u evakuuan në sallën sportive në “Ivanidoll” janë kthyer në shtëpitë e tyre. Lumi i Zajazit dhe Lumi Treska të cilët kalojnë rreth lagjeve dhe fshatrave të Kërçovës çdo herë gjatë vjeshtës dhe dimrit përbëjnë rrezik për banorët./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova