Heroi Naeem Rashid ka vdekur pasi u përpoq t’ia rrëmbente armën terroristit, gjatë sulmit të së premtes, nga i cili sulm thuhet se u vra edhe djali i tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rashid u përpoq të mposhtte sulmuesin - të identifikuar si 28-vjeçari australian Brenton Tarrant - gjatë një sulmi masiv me armë në xhamitë Al Noor dhe Linwood Masjid në Christchurch.


ff5

Ai, siç thuhet tutje, u plagos rëndë pas kacafytjes me terroristin, në tentim për të shpëtuar besimtarët tjerë.

Ai u dërgua me shpejtësi në spital, por më vonë vdiq.

ff2 2

Rashid kishte ardhur nga Abbottabad, një qytet në Pakistan ku punoi me një bankë private përpara se të shkonte në Christchurch.

Një i mbijetuar i tmerruar i sulmit terrorist të Zelandës së Re – me një bilanc prej rreth 50 të vdekur - tregoi gjithashtu se si një burrë e u përplas me terroristin dhe i vodhi një nga armët e tij përpara se të largohej.

ff3 2

Syed Mazharuddin po lutej të premten në xhaminë e Linwood Masjid në Christchurch, e cila ishte xhamia e dytë që u sulmua, kur dëgjoi të shtënat.

Sipas tij, burri në fjalë tentoi të konfrontohej me terroristin, madje duke i marrë njërën armë atij.

ff4

Siç ka thënë ai, heroi i rrëmbeu armën terroristit dhe tentoi të mbronte njerëzit e tjerë në xhami, por për fat të keq nuk diti si ta përdorte atë. /Telegrafi/