Rregullat për imazh të përsosur nga ikonat e stilit

Sipas Giorgio Armanit, gjeniu i botës së modës, eleganca nuk do të thotë të vëreheni, por të mbaheni mend.
Dhe, nëse dëshironi që njerëzit t’ju mbajnë mend përgjithmonë, duhet t’i dini rregullat bazike për krijimin e një imazhi të përsosur, transmeton Telegrafi.
Prandaj, më poshtë ju sjellim disa rregulla të vlefshëm nga ikonat e stilit të cilat ju ndihmojnë ta kompletoni stilin dhe të bëheni e paharrueshme.
Rregullat nga Grace Kelly
- Vishni fustane të plota
- Mbani aksesore elegante, siç janë dorëzat e gjata, kapelat, perlat, vathët rrumbullakë, etj.
- Aplikoni pak makijazh
- Zgjedhni fustane të thjeshta
- Vishni rroba me ngjyra më intense
Rregullat nga Audrey Hepburn
- Jepni preferencë ngjyrave të zeza, bardha dhe kuqe
- Mos i harroni aksesorët: çantë elegante dore, dorëza të gjata, byzylykë me diamant dhe kapela
- Buzët dhe buzëqeshja e ndritshme janë rregulli një i të gjitha kohërave
- Zgjedhni fustane femërorë
- Në jetën e përditshme, vishni rroba me prerje të thjeshtë
- Për t’u dukur elegante, gjithmonë zgjedhni rroba të mira dhe blini rroba me kualitet të lartë
- Mos e lini mendimin e tjerëve t’ju parandalojë ta gjeni stilin personal
- Zgjedheni një fustan që mund ta vishni për çdo mbrëmje që dilni
- Mbathni këpucë të rrafshëta
- Mbani kapele
- Theksojeni vetëm një pjesë të trupit
- Arma kryesore e çdo gruaje është buzëkuqi dhe flokët e lëshuara
- Gjatësia e duhur e një fustani është vetëm pak poshtë gjurit – kjo i thekson ijët e bukura dhe i jep formë këmbëve
- Vishni rroba të zeza
- Përdorni shkëlqyes buzësh në vend të buzëkuqve
- Vishni rroba elegante çdo ditë
- Mos e teproni me aksesorë. /Telegrafi/


























































