Historia e violonçelistit shqiptar Iljard Shaba që preku skenën e ‘Sanremos’: U ndjeva i nderuar dhe krenar që përfaqësova veten dhe vendin tim
‘Sanremo’ është festivali më i madh në Itali dhe njëherësh më i vjetri në Evropë, nga ku ka marr frymëzim edhe ‘Eurovisioni’ për themelimin e tij.
Ndër vite, në ‘Sanremo’ janë prezantuar emra të njohur të muzikës italian, mes tyre edhe emra ndërkombëtarë – gjersa përjashtim nuk bënë as shqiptarët. Anna Oxa është njëra ndër këngëtaret më ikonike të ‘Sanremos’, e cila e ka fituar më parë këtë festival, gjersa u rikthye këtë vit pas shumë viteve në konkurrim me një këngë të jashtëzakonshme, e cila u prit tejet mirë nga publiku.
Por ajo nuk ishte shqiptarja e vetme e cila u ngjit në Teatrin “Ariston” të Sanremos për të interpretuar, pasi krahas saj në natën e tretë u prezantua edhe violonçelisti i njohur shqiptar, Iljard Shaba.
Iljardi i cili ka një karrierë mjaft të gjatë në muzikës por pak dihet për të, foli në një intervistë për Telegrafin rreth eksperiencës së tij në edicionin e 73-të të festivalit ‘Sanremo’, duke e shquar si një ndër kujtimet më të bukura në karrierën e tij, të cilën do ta ruajë me ëndje.
Telegrafi: Iljard, ju jeni ngjitur në skenën e madhe të ‘Sanremos’ natën e tretë dhe keni performuar krah artistes Anna Oxa. Na trego pak si ishte kjo eksperiencë për ty?
Iljard Shaba: Faleminderit ju për ftesën! Nata e tretë e ‘Sanremos’ përkrah Anna Oxas ishte një emocion i veçantë për arsyen e vetme që gjendesha në një festival të dashur për popullin italian dhe me një këngëtare të mirënjohur atje. Ishte kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe. Jam i lumtur që meqë po merrja pjesë në atë Teatrin Ariston të ‘Sanremos’ të përfaqësoja denjësisht veten dhe vendin tim.
Telegrafi: Si re në radarin e Anna Oxas dhe si u ndjeve kur kuptove që jeni zgjedhur për të performuar krah saj?
Iljard Shaba: Me Anna Oxan rashë në kontakt nëpërmjet Ardit Gjebresë. Ai më njoftoi që kishte propozuar emrin tim për të bashkëpunuar me Annan dhe pastaj kontaktuam dhe folëm për performancën që do të kishim. Në fillim e prita me habi, por mbasi biseduam mu duk normale bashkëpunimi mes dy artistëve, por dhe u ndjeva i nderuar që menduan për mua dhe jo dikë tjetër.
Telegrafi: ‘Sanremo’ është një skenë që pak shqiptarë kanë pasur rastin ta prekin dhe ju jeni një ndër ta. Sa krenar ju bën fakt?
Iljard Shaba: E vërtetë që atë skenë e kanë prekur pak artistë shqiptarë dhe ishte kënaqësi që më propozuan mua. U ndjeva i nderuar, por dhe krenar për besimin që mu dha. Mendoj se e përfaqësova me dinjitet veten dhe Shqipërinë.
Telegrafi: Ju keni një eksperiencë të gjatë si violonçelist. Na trego pak si ka nisur dashuria për këtë instrument?
Iljard Shaba: Eh dashuria për violonçelin ka filluar që në moshë të re. Kur isha fëmije në moshën gjashtë vjeçare ishte e pandërgjegjshme dashuria fëmijërore për instrumentin se me dukej një lodër e madhe dhe nga ajo nxirrja muzike, por me rritjen time në moshe u rrit dhe dashuria për këtë instrument të mrekullueshëm që tani e kam pjesë të pandarë të jetës.
Telegrafi: Të pamë në një skenë të madhe dhe të kemi dëgjuar duke performuar në Shqipëri – por nuk dimë shumë për ty. Na trego pak cila është historia jote?
Iljard Shaba: Historia ime është si çdo histori që përshkon një artist në rrugëtimin e tij. Unë siç thashë pak më lartë, në moshën gjashtë vjeçare fillova të studioj për muzikë në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’ – aty mbarova shkollën fillore tetëvjeçare dhe të mesme. Kjo shkollë hodhi bazat e mia dhe më përgatiti për studimet e larta. Në lice kam studiuar me profesor Agim dhe Teuta Cegrani, ndërsa në Institutin e Larte të Arteve kam studiuar me profesor Gjer Antoniun. Unë kam mbaruar për muzikë klasike, por bashkë me studentë të tjerë filluam të luanim dhe muzikë konteporane ku në këtë zhanër u ndjeva më mirë dhe më bëri të vazhdoj deri këtu ku jam sot.
Telegrafi: Nga këngët e sivjetme të ‘Sanremos’. Cila ishte favoritja jote për të fituar?
Iljard Shaba: Mendoj se kënga më e pëlqyer për këtë vit në ‘Sanremo’ do jetë Marco Mengoni pasi u pëlqye që natën e parë dhe ka qenë në të gjitha netët në krye të klasifikimit.
Telegrafi: Cilat janë synimet e tua për të ardhmen e afërt?
Iljard Shaba: Synimi im është tregu evropian dhe ai amerikan sepse është një treg i madh për muzikën por kjo s’do të thotë se edhe tregu shqiptar s’është pjesë e rëndësishme, por është po aq e rëndësishme pasi është muzika e vendit tim janë rrënjët e mia.
Telegrafi: Thënia jote e jetës?
Iljard Shaba: Nuk kam ndonjë të caktuar, por çdo thënie që lidhet me jetën, dashurinë dhe muzikën më frymëzon.
Telegrafi: Iljard, faleminderit shumë për intervistën. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për shqiptarët?
Iljard Shaba: Mesazhi im për shqiptarët është që vetëm nëpërmjet punës së ndershme dhe përkushtimit të gjithsecilit në profesionin e tij, ne do ta bëjmë këtë vend më të bukur dhe të jetueshëm për brezat që vijnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova