LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Sylejman Kllokoqit, kameramanit që xhiroi masakrat e Obrisë dhe Reçakut (Video)

Rrëfimi i Sylejman Kllokoqit, kameramanit që xhiroi masakrat e Obrisë dhe Reçakut (Video)

Kameramani i njohur kosovar  i Associated Press, Sylejman Kllokoqi  ka rrëfyer rrugëtimin e tij në botën e fotografisë dhe kamerës.

Ai në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka thënë se dëshirë e çdo kameramani  është të bëj xhirimin e filmave të metrazhit të gjatë.

Kllokoqi i cili ka punuar për shumë media prestigjoze ndërkombëtare, ka përjetuar shumë luftëra sidomos ato të Ballkanit.


“Në rrethimin e Sarajevës unë kam pritur vdekjen. Atje lufta nuk është zhvilluar mes ushtrive siç ndodhë në botë, por mes ushtrisë dhe civilëve. Kam dalë një ditë me dy shokë në terren dhe të nesërmen ata nuk jetonin më. Të gjendesh në një vend pa rrymë, pa ushqim, pa ujë nuk pret tjetër pos kur do të vij vdekja”, rrëfen Kllokoqi momentet kur ai ishte gjendur në rrethimin e Sarajevës.

Kameramani thotë se ka marrë pjesë në xhirimin e shumë ngjarjeve, por xhirimet e masakrave të Obrisë dhe Reçakut ishin ato që kishin pasur jehonë ndërkombëtare.

“Kam xhiruar masakrat e Obrise dhe Reçakut. Pas xhirimit të masakrës së Obrisë, për shkak të jehonës ndërkombëtare, policia serbe më thirri në zyrat e veta dhe më rrahu”, tregon Kllokoqi, ndërsa thotë se pas publikimit të pamjeve të masakrës së Reçakut erdhën xhipat e portokalltë të OSBE-së.

Sylejman Kllokoqi tregon se ka xhiruar edhe luftën e UÇPMB-së, dhe në fillim ai kishte pasur eksperienca jo të mira me luftëtarët shqiptarë.

“Kur u intensifikua lufta atje, ata më njihnin tashmë, dhe xhirimet që unë u bëra atyre, u shpërndanë në agjencitë e njohura dhe zëri i tyre u dëgjua në botë”, tregon më tej ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori