Rrëfimi i shokues i gruas ndaj të cilës ushtruan dhunë policia spanjolle: Me thyen gishtat një nga një, dhe me prekën gjoksin (Foto/Video, +16)

Një grua është tërhequr zvarrë nga qendra e votimit në Barcelonë nga policia, dhe pretendon se asaj ia kishin thyer gishtat e duarve “një nga një”, dhe se kanë abuzuar seksualisht me të derisa ata qeshnin, shkruan Daily Mail.
Marta Torrecillas është filmuar duke u larguar me dhunë nga një shkollë në zonën Eixample, derisa Katalonia votonte për pavarësi nga Spanja, transmeton Telegrafi.
Videoja e filmuar në shkollën Paul Claris, shfaq momentin kur ajo tërhiqet zvarrë nëpër shkallë dhe në një moment e përplasin për tokë dhe ia shtrëngojnë gishtat një nga një.
Si pasojë e dhunës fizike, asaj i është ngritur lart fustani duke e poshtëruar para masës. Ajo më vonë tha se policët i kishin prekur gjoksin dhe i kishin “thyer gishtat një nga një”.
Spanja është alarmuar pas zyrtarët e Katalonisë pretendojnë se 90 për qind e qytetarëve, apo 2.2 milionë votues kanë votuar “pro” pavarësisë. /Telegrafi/






















































