Supozohet se rreth 20 mijë gra por edhe burra e djem janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998/1999.
Viteve të fundit janë shtuar rrëfimet e meshkujve që kanë pësuar dhunë seksuale në luftë.
Njëri nga ta është edhe një person që tashmë jeton në diasporë, i cili ishte përdhunuar nga forcat serbe kur ishte në moshën 16-vjeçare.
Ai thotë se derisa po shkonte në Prishtinë për të takuar një familjarë të plagosur në spital, është kapur nga forcat serbe dhe është dërguar në Prishtinë ku është përdhunuar brutalisht nga pesë ushtarë.
“Ata më vendosën atje në një dhomë, ishte një dhomë mjaft e madhe, nuk mund të them sa por dukej si një sallë. Aty ishte një tavolinë dhe ata filluan torturat atje, unë rezistova aq sa munda, ata më hoqën rrobat me forcë, kisha një këmishë të kuqe, e shqyen dhe gjithçka derisa i hoqën të gjitha. Kanë qenë 5 persona përafërsisht, me sa mbaj mend, unë rezistova aq sa munda. Gjithmonë mbaj mend një fytyrë të njërit prej tyre dhe nuk mund ta harroj, ai kishte një kapelë në të cilën nuk di si ta shpjegoj, me një shirit përpara dhe syzet me dioptri. Ai është personi që unë gjithmonë kujtoj fytyrën e tij, ata ishin të gjithë të dhunshëm, por nganjëherë dhuna ndryshon. Ai ishte më i dhunshmi. Thjesht, ata më përdhunuan seksualisht… Ishte një torturë e vërtetë, pasi njëri prej tyre po më mbante për flokë, dy prej tyre më mbanin për duar, po flas për kohën sa isha akoma me vetëdije, dhe ata më përdhunuan me radhë, të gjithë”, rrëfen personi në fjalë për RTK-në.
Ky person tregon se pos dhunës seksuale ai edhe është fotografuar nga këta ushtarë serb.
“Ata kishin një aparat fotografik, dhe unë e di që ata bënë foto me mua, por unë fillova të bëhem i turbullt, jam i mpirë, nuk mund të ndjeja më asgjë, nuk pashë më dhe nuk kuptoja me, por e di që blici i kamerës ka bërë tërë kohën”.
Ky person thotë se pas përdhunimit ai është hedhur në rrugë, ku më pas ka marrë pak veten dhe ka arritur të shkojë në një vend më të sigurt në Prishtinë.
Për shkak të këtyre përjetimeve thotë se pas luftës është dashur ta devijoj rrugën për të shkuar në shkollë, që të mos i kujtohen ato momente.
“Derisa kam qenë në shkollë në Prishtinë, sa herë që merrja autobusin për t’u kthyer në shtëpi, ishte një vend që më kujtoi shumë gjëra, dhe shumë herë isha i detyruar të merrja një autobus në kahje tjetër për të mos kaluar përsëri nga ajo rrugë”, tregon më tej personi i dhunuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Meta flet nga burgu: Do të zgjidhem deputet me një rezultat historik që LSI s’e ka parë kurrë

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar