Malek Ibrahim doli nga shtëpia e tij pasi tërmeti goditi Sirinë dhe mendoi se mund të merrte frymë i lehtësuar. Por 30 të afërm mbetën ende të pagjetur diku tjetër.
Për dy ditët e fundit, Ibrahimi ka “gërmuar” rrënojat edhe me duar teksa kërkon për anëtarët e familjes që supozohet se mbetën aty kur tërmeti vdekjeprurës i së hënës goditi Sirinë dhe Turqinë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Deri më tani, ai ka arritur të nxjerrë 10 trupa, të ndihmuar nga banorët dhe shpëtimtarët në Besnaya, një fshat në veriperëndim në kufirin turk, i cili u godit rëndë nga fatkeqësia.
Xhaxhai i tij, kushëriri i tij dhe familjet e tyre ishin të bllokuar nën rrënojat.
“E gjithë familja është zhdukur”, ka thënë 40-vjeçari i mbuluar nga dheu, shkruan France24, përcjell Telegrafi.
Ai, gruaja dhe fëmijët e tij arritën të dilnin të gjallë nga shtëpia e tyre në qytetin e Idlib.
Por ai tha se kishte pak shpresë se ndonjë nga anëtarët e familjes së tij të gjerë të ngujuar nga ndërtesa e shembur në Besnaya kishte mbijetuar.
“Sa herë që nxjerrim një trup, më kujtohen kohët e bukura që kemi kaluar së bashku”, rrëfen ai, duke qarë – ndërsa përdorte një kazmë për të hequr akoma më shumë rrënoja.
Grumbuj rrënojash tani janë shpërndarë nëpër një peizazh dikur të qetë dhe idilik të mbushur me pemë ulliri.
“Dikur argëtoheshim dhe bënim shaka, por kurrë më… Nuk do t’i shoh më kurrë”.
'Searching' Besnaya village, Syria. Photo: Omar Haj Kadour pic.twitter.com/sKW6yE89im
— Grouse Beater (@Grouse_Beater) February 7, 2023
Tërmeti vrau më shumë se 11,700 njerëz, duke përfshirë më shumë se 2,600 në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në agimin e së hënës, Ibrahimi, gruaja dhe tetë fëmijët e tij u larguan nga shtëpia e tyre në Idlib, në veriperëndim – të kontrolluar nga rebelët.
Ata ishin zhvendosur atje nga pjesa jugore e provincës pas dhunës në luftën e gjatë të Sirisë, e cila ka vrarë rreth gjysmë milioni njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë që nga viti 2011.
Familja e Ibrahimit qëndroi jashtë në rrugë për orë të tëra, ndërsa dhjetëra ndërtesa u rrëzuan përtokë.
Drone footage shows #massive level of destruction in the village of #besnaya in #idlib province along #Syrias northwestern border woth #Turkey#PrayForTurkey #deprem #DEPREMOLDU #Mersin #Adana #Gaziantep #Kahramanmaraş #TurkeyEarthquake #Turquia@beenasarwar @ShirazHassan pic.twitter.com/GeTSBLV43V
— Dileep kumar khatri🦚 (@DileepKumarPak) February 7, 2023
Sapo dëgjoi se ndërtesa e familjes së tij në Besnaya ishte shembur, ai nxitoi duke shkuar larg rreth 40 kilometra (25 milje) nga qyteti i Idlibit.
‘Një popull i dënuar’
“Gërmojmë pa bërë gjumë, duke shpresuar se dikush mund të jetë gjallë”, thotë ai, ndonëse me zemër e di se shanset për këtë janë të pakta, përcjell Telegrafi.
“Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj, një tragjedi”, thotë ai. “Ne jemi një popull i dënuar në çdo kuptim të fjalës”.
Tërmeti rrafshoi blloqe të tëra ndërtesash në Besnaya.
Residents and rescuers search for victims in the village of #Besnaya, #syriaearthquake .
Photograph: Omar Haj Kadour/AFP/Getty Images pic.twitter.com/3li9599b4K
— 佩内洛普·昆顿 ಪೆನೆಲೋಪ್ ಕ್ವಿಂಟನ್ 페넬로페 퀸튼 Πηνελόπη كوينتون (@QuintonPenelope) February 7, 2023
Dhjetëra banorë dhe shpëtimtarë u mblodhën në majë të rrënojave, duke gërmuar nëpër rrënoja dhe duke thirrur të mbijetuarit e mundshëm poshtë – me shpresën se dikush do të përgjigjet.
Ata kanë qarë nga gëzimi kur kanë shpëtuar një të mbijetuar dhe kanë ngushëlluar familjet që presin me ankth lajmin për të afërmit e bllokuar.
Rreth 20 kilometra në jug, në fshatin Ramadiya, Ayman Diri qau ndërsa kërkonte vëllanë dhe tetë nipërit e tij në rrënoja.
Suriye-Türkiye sınırındaki Besnaya köyü depremin etkisiyle haritadan silinmiş durumda. pic.twitter.com/NnL2j0HB9d
— İsmail Çoktan (@IsmailSays1_) February 6, 2023
Pasi gërmuan për orë të tëra, ekipet e shpëtimit nxorën jashtë trupin e nipit të tij 12-vjeçar.
Diri tha se nuk pranoi të hiqte dorë nga shpresa se dikush mund të ishte gjallë, veçanërisht pasi arriti të shpëtonte të tjerët të bllokuar nën ndërtesën e shembur me ndihmën e shpëtimtarëve.
“Gjithçka që mund të bëjmë është të shpresojmë për më të mirën… megjithëse mund të shohim gjendjen e ndërtesës”, tha ai, duke vështruar pllakat e betonit të pluhurosura.
“Zoti e mëshiroftë vëllanë tim, qoftë i gjallë apo i vdekur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit