Rrëfimi për vrasjen në Deçan: Ja si e vrau polici 35 vjeçarin nga Strellci (Video)
Shumë e zhurmshme ka qenë mesnata e së hënës në Deçan. Tre persona, në mesin e tyre dhe Ilmi Lufaj, përveç se deheshin në një lokal në qendër të qytezës, disa herë shkrepnin edhe me armë në ajër. Kjo kishte çuar në intervenimin e Policisë, stacioni i të cilëve ndodhej vetëm pak metra larg lokalit ku qëndronin tre burrat, për ta prangosur njërin prej tyre.
Pas kësaj, 35 vjeçari Ilmi Lufaj, nga Strellci i Deçanit, kishte shkuar, rreth orës 02:00 të mëngjesit, duke kërkuar lirimin e shokut të tij. Kështu, rreshteri Shefqet Kamberaj ishte përgjigjur me 2 plumba, që i shkrepi në kokën e 35 vjeçarit, i cili, me të mbërritur në spitalin rajonal të Pejës, ndërroi jetë.
Gjaku në asfalt ishte tharë, por gjurmët kishin mbetur. Shiritat rrethues të policisë tashmë ishin larguar, por përballë, aty ku mbrëmë ndodhi një vrasje, stacioni i Policisë së Deçanit ruhej nga pjesëtarë të policisë të armatosur me armë automatike. Kjo masë e sigurisë ishte ndërmarrë pasi disa orë më parë, mesnatën e kaluar, pjesëtarët e ndërrimit të natës së Policisë thonë se kishin qenë në shënjestër të një sulmi fizik nga një person që kërkonte lirimin e shokut të tij, i cili kishte rënë në prangat e tyre, për prishje të rendit publik dhe shtënie me armë zjarri në ajër.
35 vjeçari nga Strellci i kësaj komune, Ilmi Lufaj, u qëllua me dy plumba në kokë, me t’u afruar dhunshëm afër stacionit policor. Kështu thuhet së paku në njoftimin policisë.
Plumbat në drejtim të tij u shkrepen nga polici i këtij stacioni, Shefqet Kamberaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 02.00 të pasmesnatës, në parkingun e një pompe benzine, që ndodhet përballë stacionit të Policisë së Deçanit, pak metra prej qendrës së qytezës. Plagët e marra nuk i përballoi 35 vjeçari, i cili ndërroi jetë me të mbërritur në spitalin rajonal të Pejës.
Megjithatë, edhe pse për policin Kamberaj viktima u pa si i rrezikshëm, ai nuk mbante me vete asnjë armë në momentin kur u qëllua.
Rastin e njoftoi vetë Policia e Kosovës e rajonit të Pejës, mesditën e së hënës.
“Ju informojmë se më datë 18.04.2016 rreth orës 02:05 në rr.”Luan Haradainaj”, përballë pompes derivative ’ Al Petrol’, rreth 30 metra nga porta e rrethojës së jashtme të Stacionit policor në Deçan, një pjesëtar i Policisë Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka përdorur armën e tij zyrtare me qëllim të parandalimit të sulmit ndaj tij, nga i dyshuari shtetas i Kosovës I.L.(1988)-(tani viktimë)”, thuhet në njoftimin dërguar mediave nga zëdhënësi i këtij rajoni, Xhevat Ibraj.
Por, Ibraj nuk pranoi të flasë për Gazetën Express rreth detajeve shtesë për rastin. Detaje të tjera nuk dha as Prokuroria Themelore e Pejës.
Ata për vetëm konfirmuan rastin, duke njoftuar se rreshteri i Policisë që qëlloi viktimën është në ndalesë policore për 48 orë dhe se ndaj tij prokurori i rastit, Haxhi Sinani, ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë. Gjë për të cilën nesër vendos Gjykata Themelore.
Gazeta merr vesh se prokuroria përveç provave të tjera që ka marrë në vendin e ngjarjes, ka lëshuar urdhër edhe për t’i marrë kamerat e sigurisë nga pompa e derivateve, në parkingun e së cilës ndodhi vrasja. Nga ana tjetër, Policia ka njoftuar se ka nisur një hetim edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndaj veprimit që kreu polici deçanas mbrëmë ku la të vrarë një person.
Ndonëse sipas dyshimeve të para dhe të dhënave të Prokurorisë, të siguruara nga Gazeta, polici kreu vrasjen në vetëmbrojte, askund nuk përmendet se viktima ishte i pajisur me armë, apo mjet tjetër të rrezikshëm, në momentin kur ndodhi incidenti.
E në Strellc, mesditën e së hënës, familja Lufaj po përgatitej për të hapur të pame për djalin e vrarë. Të afërm e kojshi kishin mësyrë derën e shtëpisë së vëllezërve të Ilmiut.
Kushëriri i viktimës, Muhamet Lufaj, nuk foli gjatë për incidentin, që ndodhi një natë më parë. Por vetëm potencoi se ata ishin informuar nga mediat për rastin, e jo nga Policia, edhe pse ngjarja kishte ndodhur para stacionit policor dhe vrasja ishte kryer nga një rreshter.
“Nuk dimë asgjë çka ka ndodhë. Çkado që flasim mundemi me gabu. Vetëm mundem me ju thanë se ne si familje jemi informu nga mediat dhe në internet. E jo nga Policia, edhe pse ata e kanë vra djalin tonë”, tha Muhameti për Gazetën Express.
Detaje për rastin nuk kanë as familjaret e rreshterit Shefqet Kamberaj. Derisa ai mbahet në paraburgim, shtëpia e familjes së tij që ndodhet në fshatin Lebushë të Deçanit, pak kilometra nga Strellci prej nga ishte viktima, po ruhej nga një patrullë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Gazeta Express arriti të bisedojë me një nga familja e tij, porse ai kërkoi që detajet dhe informatat t’i merrnin nga Policia e Deçanit apo Pejës, pasi thanë se Kamberaj ishte në detyrë në kohen kur kreu vrasjen.
“Ai ka qenë në detyrë kur ka ndodhë kjo. Ata e dinë mas miri, edhe mujn me ju tregu”, tha një familjar.
Asnjëri nga familjarët e të dy palëve, e as të afërm të tyre, nuk thonë se viktima dhe polici të kenë pasur ndonjë konflikt të mëhershëm. Madje, ata e vënë në dyshim edhe nëse ata dy janë njohur mes vete.
Mirëpo, ish pjesëtari i UÇK-së, Ilmi Lufaj, që mbrëmë mbeti i vrarë, kishte pasur edhe më herët telashe me organet e rendit dhe ishte i dënuar për veprime kriminale. Bile, në maj të vitit 2012, nga Misioni Europain “EULEX”, përmes, atëkohë Gjykatës së Qarkut në Pejë, ishte dënuar me 10 vite burgim dhe gjobë prej 150.000 euro për rrëmbimin e biznesmenit Azem Morina nga fshati Gllarevë i Klinës. Rrëmbimi ishte dëshmuar se ishte kryer dy vite më herët (2010) nga ai në bashkëveprim me 6 persona të tjerë, po ashtu të dënuar.
Por, derisa EULEX-i e kishte dënuar Ilmi Lufajn me burgim, gjobë, e më pas e kishte liruar, vëllai i tij më i vogël Himë Lufaj, ende është i paarritshëm për autoritetet policore në Europë. Madje, emri, fotografia dhe të dhënat e tij personale figurojnë edhe në faqen e “Europoolit” si person i kërkuar që qëndron në arrati, për të cilin kushdo që jep informata shpërblehet.
29 vjeçari akuzohet se ka tentuar ta plaçkiste një lokal në Vjenë në Austri në vitin 2006. E kur kishin rënë Policia në gjurmë te të riut nga Deçani, ai përsëri kishte arritur përsëri të ikte, duke e lënë të lënduar seriozisht dhe në rrezik për jetë një polic, shkruan GazetaExpress.
Më poshtë ndiqeni kronikën e Klan Kosovës për vrasjen e sotme në Deçan:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla prej Barake në Bllacë me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë, nga klasa e 6 detyrohen të udhëtojnë larg ose të shkojnë në Han të Elezit
Dezinformatat në kohë fushate zgjedhore, Kreshnik Gashi flet për kontaminimin e informacionit në Kosovë
Mickoski takon Grenellin: Luftojmë për çdo interes të Maqedonisë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet