Njëri nga anëtarët e këshillit të varrimit tregon se si ndodhi i gjithë procesi lidhur tentimin e forcave serbe për ta varrosur familjen Jashari në një gropë masive.
Jahir Bejta që është edhe kryetar i Shoqatës për dëme të luftës në nivel vendi, tregon për Kosovapress se forcat serbe kanë dashur t’i varrosin në një gropë masive familjen Jashari, por që nuk i kanë lejuar, duke thënë se kanë insistuar që të mos varroset e vërteta pa u sensibilizuar.
“Për publikun duhet sqaruar disa të dhëna që s’janë thënë që 23 vjet rreth skenarit të varrimit të Jasharëve. Më 10 mars 1998, forcat policore në Skenderaj kanë ardhur për t’i dorëzuar kufomat te shtëpia e Elmi Nuredinit, pasi që ai është dhëndër i Shaban Jasharit. Aty ka qenë rruga “Istan Rashiq” dhe Branko Radiqi, drejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendshme. Ka qenë qëndrim i prerë me pak njerëz, jashtë mediave për t’i varrosur. Elmi Nuredini i ka përshpejtuar, i ka informuar Klinën e Ulët që të dalin dhe t’i hapin varret. Unë jam nga lagjja e dytë e Skenderaj, fqinjë me Elmi Nuredinin, por kam qenë prefekt i lagjes. Unë thash jo Elmi, po si, jo o vëlla, po duan t’i varrosin, buldozeri ishte i ndezur në udhëkryqin për Prekaz me një gropë masive, i thashë më shumë s’kanë çka iu bëjnë, ata i kanë vrarë, i kanë djegur, por thashë, jo Elmi nuk guxon të varroset e vërteta pa e sensibilizuar”, tha ai.

Ai thënë se forcat serbe kanë qenë duke i varrosur pa e kuptuar bota se çka në të vërtetë ndodhi.
“Elmi Nuredini ishte mes dy zjarreve, presion nga Luba, Stanishiqi, Brano Radiqit për t’i varrosur shpejt, presion të dyfishtë që jo me zvarrit varrosjen. U acarua tensioni gati në ekzekutiv dhe kurdo Zoti ka ardhur Adem Meta, kryetar i KLMDNJ-së dega në Skenderaj, çka u bo Jahë, i thashë jemi në pozitë të keqe. Urdhëroni, kërkoni ta formoni këshillin e varrimit dhe zbutet situata. Kemi hyrë në dyqanin e Elmi Nuredinit, e kemi formuar këshillin. Elmi Nuredinin jo rastësisht e kemi bërë kryetar të këshillit të varrimit, për ta nderuar që ka qenë dhëndër i Shaban Jasharit dhe jemi marrë vesh që edhe nëse i identifikojnë kufomat, ne do t’i varrosim. Kanë shkuar për t’i dorëzuar në servisin e materialit ndërtimor në lagjen 3, unë kam qëndruar pranë telefonit me KMDNJ-në në Prishtinë, me urgjencë që shpejt e shpejt mediat e huaja, përndryshe varrosen pa e marrë bota vesh. Të nesërmen kanë ardhur, në fillim kanë filluar homazhet, i kam ndarë të rinjtë me qëndrim, madje edhe kemi replikuar me të ndjerin profesorin Zekeria Canën, thotë po na e komplikon homazhin, thashë nuk po e komplikoj, por më pak se 20 vjet nuk do t’i lejojë t’i shohë këto kufoma për t’u prishur psikikisht dhe erdhën mediat, u krye misioni”, tha ai.
Ndërkohë, Bejta ka përmendur publikimet e mediave në vitin 2008, sipas së cilit janë deformuar të dhënat për varrimin e Jasharëve.
“I ka deformuar të dhënat rreth varrimit të Jasharëve. Pra, Zekeria Cana me të tjerët, e quaj tash bukëpërmbys, ka qenë mysafir i doktorit, Avdyl Salihit në Skenderaj dhe ka thënë “Drenica përpos që nuk e ndihmuan Adem Jasharin, Drenica nuk guxuan ta varrosin deri të vijmë ne dhe t’i varrosim, ky realitet nuk ka ndodhur. Andaj ju lutem shumë, kemi plot lëshime dhe deformime të historisë. Ne jemi duke i mohuar, jemi duke e mohuar edhe luftën, jemi duke mohuar edhe masakrat. Para disa ditësh është lakuar shifra nga Akademia e Shkencave që janë 33 masakra, por janë 400 masakra. Nuk kemi qare pa e përmend emrin e doktor profesorit Frashër Demaj që është nënshkrues i historisë alternative ku shkruan se masakra e Reçakut është incident. Anëtari i Akademisë, deputet i Kosovës, d.m.th. ajo histori është përkthyer në 15 gjuhë të botës dhe bota e njeh si incident, andaj ne këtu po iu japim rastin serbëve në tentativë që ta mohojnë masakrën e Reçakut”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker