LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i pasagjerit të vetëm që i shpëtoi tragjedisë në Etiopi: U vonova dy minuta, 6 minuta më vonë e kuptova që është rrëzuar aeroplani (Foto)

Rrëfimi i pasagjerit të vetëm që i shpëtoi tragjedisë në Etiopi: U vonova dy minuta, 6 minuta më vonë e kuptova që është rrëzuar aeroplani (Foto)

Greku Antonis Mavropulos ishte vonuar vetëm dy minuta në fluturimin e paraparë në Adis Abebab të-Najrobit, që në fakt ia shpëtoi jetën pasi që ky aeroplan pas 6 minutave sa ishte ngritur në ajër ishte rrëzuar dhe kishin humbur jetën 157 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit.

Edhe pse fillimisht ishte nervozuar që ishte vonuar dhe që në portë nuk e kishin lejuar të kalojë, tani është falënderues për këtë gjest që e kishin bërë – pasi është gjallë. E për ta dokumentuar këtë, ai ka postuar në Facebook fotografinë e biletës së aeroplanit, transmeton Telegrafi.


Mavropulos është kryetar i organizatës jofitimprurëse “International Sold Vaste Association” dhe ishte paraparë të marrë pjesë në seancën e përvitshme të OKB-së sa i përket ambientit.

“Kam qenë i nervozuar pasi askush nuk dëshironte të më ndihmonte të arrijë në kohë tek porta. Shikoja të tjerët duke hyrë në tunel dhe fillova të bërtas që të më lejojnë edhe mua… Tani jam i lumtur që jam gjallë”, ka shkruar ai.

Megjithatë policia e ka kërkuar për të marrë në pyetje se pse ishte vonuar për udhëtimin e paraparë, dhe aty e kishte kuptuar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur me aeroplanin.

Antonis ishte munduar të shmang marrjen në pyetje, pasi nuk kishte dashur ta humb fluturimin e dytë, por policët ia kishin bërë me dije se duhet ta falënderoj zotin e jo të protestoj.

Ata gjithashtu ia bën me dije se duhet ta marrin në pyetje pasi është pasagjeri i vetëm që ka paguar biletën por që nuk ka qenë brenda aeroplanit. Megjithatë, pasi është marrë në pyetje është liruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori