Site icon Telegrafi

Rrëfimi i modeles britanike për tmerrin që përjetoi kur u kidnapua për t’u shitur si skllave seksi (Foto)

Modelja britanike, e cila u kidnapua në Itali, ka rrëfyer se kishte menduar se rrëmbyesit do ta vrisnin dhe nuk do ta linin të lirë.

Chloe Ayling i ishte përgjigjur një ftese për një fotosesion mode në Milano, i cili ishte i rrejshëm dhe me këtë rast është kidnapuar, është droguar, është transportuar me veturë dhe është mbajtur me dhunë në një shtëpi në qytetin e Torinos.

Modelja e rrëmbyer ishte Chloe Ayling (Instagram)

20-vjeçarja është nxjerrë në ankand në një faqe interneti për t’u shitur si skllave seksi për 300 mijë euro, shumë e cila është kërkuar edhe nga agjenti i saj që më pastaj kishte rënë në 55 mijë euro.

Manekinia ishte futur në një çantë dhe ishte transportuar në një shtëpi në Torino (The Mega Agency)

Sidoqoftë, në fund kidnapuesi që është identifikuar si një polak që jeton në Britani të Madhe, vendosi ta lëshonte, edhe pse akoma nuk janë qartësuar rrethanat – transmeton Telegrafi.

Atë e kishin mashtruar për një fotosesion në Milano (Instagram)

Chloe tashmë ndodhet në shtëpinë e saj në Londër, ndërsa në një intervistë që e sjell The Sun, ajo ka rrëfyer për eksperiencën tmerruese që ka përjetuar.

“Kam përjetuar një përvojë tmerruese. Kisha frikë për jetën sekondë pas sekonde, minutë pas minute, orë pas ore”.

Shtëpia ku e ka mbajtur (The Mega Agency)

“U jam jashtëzakonisht falënderuese autoriteteve italianë dhe britanike për gjithçka që kanë bërë për të mundësuar lirimin tim”.

“Sapo kam ardhur në shtëpi pas katër javësh dhe nuk kam pasur kohë as të mendohem. Njëherësh nuk e kam lirinë për të thënë diçka më shumë derisa të mbaroj me policinë britanike”, ka thënë modelja.

Femrat i shesin në “tregun arab”, ndërsa për të kanë kërkuar 300 mijë euro (Instagram)

Ayling e ka informuar policinë se disa blerës ishin shprehur të gatshëm për ta pasur si skllave seksi.

Kidnapuesi i identifikuar si Lukasz Herba (Fotogramma)

Për më shumë, ajo ka thënë se “të gjitha femrat janë për tregun arab dhe nëse blerësi mërzitet me një femër që e blen në ankand, ua jep atë të tjerëve dhe kur askush më nuk ka interesim për të, ua hedhin tigrave”.

Në rrëfimin e saj, Chloe ka treguar se atë e kishin rrëmbyer gabimisht, meqë kur shefi i organizatës e kishte parë faqen e saj të Instagramit dhe kishte mësuar se është nënë kishte reaguar, duke qenë se kjo gjë është në kundërshtim me rregullat e organizatës.

Grupi Black Death konsiderohet përgjegjës për kidnapimin

Sidoqoftë, tanimë fotografitë e saj ishin shpërndarë në faqen e internetit me emrin Black Death dhe kishte nisur interesimi i blerësve për të.

Kidnapuesi me emrin Lukasz Herba iu dorëzua policisë në Ambasadën britanike në Milano, pasi duket se kishte frikë se do të ekzekutohej nga shefi i tij për gabimin që ka bërë. /Telegrafi/

Exit mobile version