Lindur dhe rritur në Zvicër, Florent Hadergjonaj i Huddersfield Town ka folur për mediumin e njohur britanik Daily Mail, për ekipin përfaqësues të Kosovës, luftën e fundit, bisedat dhe grumbullimet me bashkëlojtarët dhe shumëçka tjetër.
“Kur lojtarët tanë ulen përreth dhe bisedojnë, nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin”, ka nisur rrëfimin e tij Hadergjonaj, i cili përfaqëson vendin e prindërve të tij dhe përballet me Anglinë këtë javë.
“Të gjithë kanë historinë e tyre. Ata që nuk ishin në Kosovë gjatë luftës i dëgjojnë ata që ishin”.
“Ne dëgjojmë shokët e skuadrës që kanë ecur nëpër male për të shpëtuar, kur ata ishin fëmijë të vegjël. Nuk kishin as ushqim, thjesht kanë ecur për dy ose tre ditë, me të shtënat e armëve rreth tyre. Është emocionuese sepse e kupton që familja jote, xhaxhallarët, kushërinjtë, do të ishin përballur me të njëjtën gjë”.
Kosova, pjesë e ish-Jugosllavisë kryesisht e përbërë nga myslimanë shqiptarë etnikë, u copëtua nga konfliktet më të përgjakshmet të viteve 1990. Të paktën 14 mijë u vranë dhe shumica e 1.7 milion banorëve u shpërngul, vazhdon Daily Mail.
Ata shpallën pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe luajtën ndeshjen e parë ndërkombëtare në vitin 2014, me njohjen e plotë të ardhur nga FIFA dhe UEFA dy vjet më vonë.
Ashtu si finalistët e Kupës së Botës 2018, Kroacia, futbolli tani shihet si rruga përpara për vendin e ri. Hadergjonaj, i cili bëri debutimin e tij për ‘Brazilin e Ballkanit’ kundër Bullgarisë në qershor, është i vetëdijshëm për përgjegjësinë.
“Ekipi i futbollit mund të tregojë fytyrën e mirë të vendit tonë. Lojtarët tanë kanë lindur në vende të ndryshme, por bashkohen dhe krijojnë gjëra së bashku”.
“Dashuria për futbollin është çmendur. Ne mundëm Bullgarinë në Sofje dhe qindra tifozë qëndruan në aeroport duke na pritur deri në orën tre të mëngjesit për të na përshëndetur”.
“Nëse ne dalim për të ngrënë, ata nuk do të na lënë të paguajmë. Trajnimi së bashku është sikur festë. Njerëzit shikojnë dhe lëshojnë muzikën. Nuk mund ta imagjinoj se si do të jetë të kualifikohesh për në Euro 2020”, përcjell Telegrafi.
Një arritje e tillë është fantastike. Kosova nuk është vetëm pasion, por janë të mirë. Skuadra aktuale është e përbërë nga lojtarë nga 14 liga të ndryshme, duke përfshirë Italinë, Rusinë, Gjermaninë dhe katër nga Championship.
Edhe nëse nuk përfundojnë në dy vendet e para të grupit me Anglinë, ata kanë një rrugë tjetër të mundshme deri në finale përmes “play-off”-it të Ligës së Kombeve, kur yjet si Milot Rashica (Werder Bremen) dhe Arber Zeneli (Reims) do të jenë kthyer përsëri.
Mesfushori i Lazios, Valon Berisha, i cili ka lindur në Suedi (Malmo), është rikthyer në skuadër për t’u përballur me Anglinë pasi ishte shtatë muaj jashtë fushave shkaku i një dëmtimi të gjurit.
Historia e vetë Hadergjonajt është tipike. Prindërit e tij u larguan nga Kosova për të ndërtuar një jetë të re në Zvicër para problemeve më të këqija. Ai ishte pesë vjeç kur shpërtheu konflikti.
“Kam marrë disa informacione, por vetëm më vonë kam kuptuar siç duhet atë që kishte ndodhur”, vazhdo shpjegimin e tij deçanasi.
“Ishte e vështirë për prindërit e mi. Pjesa tjetër e familjes sonë po luftonte për jetën e tyre dhe ne nuk mund të bënim asgjë. Babai im ka kushërinj që ishin në ushtri dhe u vranë”.
“Kur kthehem në Kosovë tani, vizitoj të afërm, gra dhe fëmijë pa burra dhe baballarë. Ndihem me fat që kam qenë në Zvicër. Më dha gjithçka dhe më lejoi të bëhesha futbollist”.
Kur u formua skuadra përfaqësuese e Kosovës, yje të kualifikuar si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin vendosur tashmë në ekipin kombëtar të Zvicrës dhe nuk ndryshuan besnikëri.
Hadergjonaj gjithashtu kishte luajtur për të grupmoshat e Zvicrës, por vendosi të zgjedh Kosovën dhe të bashkohet me lojtarët e tjerë që luajnë në Angli si Bersant Celina, Aro Muric dhe Atdhe Nuhiu.
“Ishte e vështirë për të vendosur. Zvicra u dha prindërve të mi një jetë më të mirë, por unë gjithashtu kisha një familje që luftoi për një vend që po rritet. Në fund, ishte edhe ajo se si u ndjeva brenda. Unë fola me ndershmëri me federatën e Zvicrës dhe jam mirënjohës që ata e kuptuan dhe nuk e bënë kalimin tim më të vështirë”.
“Lojtarët e tjerë më kanë pyetur tashmë se si janë lojtarët e Anglisë. U kam thënë atyre: “Djema, ju duhet të shihni videot, nuk mund t’ju ndihmoj!”.
“Anglia ka lojtarë të shkëlqyeshëm. Ata duken të rrezikshëm në TV, por unë duhet t’ju them, është edhe më e vështirë kundër tyre në fushë!”.
“Kosovarët do të vijnë nga kudo për këtë ndeshje. Ne e donim Ëembleyn para Southamptonit, por mbase një stadium më i vogël do të jetë më i mirë për ne, 30 mijë më mirë se 80 mijë. Unë kam luajtur në St Mary’s më parë dhe kam barazuar 1-1. Do ta merrja atë rezultat përsëri tani!”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë