LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Evras që ishte i gatshëm ta sulmonte fizikisht Suarezin në rrugët e Mançesterit, por hoqi dorë kur i pa fëmijët dhe gruan e tij

Rrëfimi i Evras që ishte i gatshëm ta sulmonte fizikisht Suarezin në rrugët e Mançesterit, por hoqi dorë kur i pa fëmijët dhe gruan e tij
(Fotomontazh: Daily Mail)

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka rrëfyer se ishte përmbajtur nga dëshira e flaktë për ta sulmuar fizikisht Luis Suarezin, pasi ky i fundit e kishte ofenduar në baza racore.

Gjatë kohës kur uruguaiani luante për Liverpoolin e kishte ofenduar francezin me fjalë abuzuese për ngjyrën e tij, ndërkohë që nuk ia kishte zgjatur as dorën.

Evra e kishte përmbajtur veten gjatë lojës, porse kishte dashur ta sulmonte kur e kishte takuar Suarezin duke bërë blerje në Mançester.


Mirëpo, 40-vjeçari përsëri e kishte ndalur veten kur e ka parë gruan dhe fëmijët e sulmuesit të tanishëm të Atletico Madridit. Dhe tashmë edhe ia ka falur.

“Një ditë po ecja në Deansgate të Mançesterit, ndërsa vëllai im më tha: ‘shiko, Luis Suarezi’. Unë isha me dy vëllezërit e mi. E shikova dhe thash me vete: ‘Ky është momenti’”.

“Dhe teksa ai po ecte, prapa tij i pashë fëmijët dhe gruan e tij. Kështu që ia ktheva shpinën. E mendova: ‘Nëse i bën diçka, nuk mund t’ia bësh para familjes së tij’. Prandaj nuk pendohem, sepse mendoj se do të kishte përfunduar keq. Nuk bëra asgjë atë ditë”, ka rrëfyer Evra në një emision në radio, transmeton Daily Mail.

(Foto: AP/Getty Images/Man Utd/Daily Mail)

Më tej, francezi ka treguar se dy lojtarët i kishin shtrënguar duart kur Juventusi luajti kundër Barcelonës në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

“Isha duke folur me Neymarin, ai (Suarez) kaloi, mu afrua, ma zgjati dorën dhe më tha: ‘A je mirë?’. I thash: ‘Mirë jam’”, ka deklaruar ish-lojtari me origjinë nga Senegali duke shtuar se tashmë nuk ka armiqësi mes tyre, porse as ndonjë raport të afërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori