Shkalla e lartë e papunësisë dhe niveli i varfërisë, e bënë Kosovën një ambient të përshatshëm për operimin e lojërave të fatit. Prandaj, shumë qytetarë, bixhozin e shohin si një mënyrë të shpejtë të fitimit të parave dhe pasurimit.
Fitorja eventuale, qoftë edhe e një shume të vogël, nxitë dëshirën për të luajtur. Nuk përjashtohet mundësia që të fitosh përsëri. Dhe përsëri.
Derisa vjen një moment kur fati të kthen shpinën. Kjo është historia e dy personave, të cilët kanë folur ekskluzivisht për emisionin Udhëve në RTK, për varësinë e tyre ndaj lojërave të fatit.
“Humbja ma e madhe për mu ka qenë kur kamë fitu. Kur kom fitu une qajo u kanë humbja ma e madhe. Pse? Se kom kujtu që gjithë shkon qashtu. I shti pesë euro edhe i fitoj 50 ose 100. Po ma n’fund jom mvarë prej tyre edhe nuk ish kanë ashtu. Domethënë sa herë kom shku, kom hup”, ka thënë njëri nga këta dy personat për emisionin Udhëve në RTK.
Ata kanë humbur gjithçka
Thonë se lojërat e fatit kanë bërë që ata ta shkatërrojnë edhe familjen dhe rrethin e tyre.
“Shumë keq ka ndiku, psh une ka bo vaki që kom punu ndërtimtari 15 orë, mas asaj nvend se me shku me ble dicka për familje jom shku drejt nKazino. E kur kom humb, fmija edhe gruja kanë pritë që po qoj gjana elementare për shpi. Me atëfar nervoze me atë problem jom shku nshpi. Edhe kom bo problem te gruja, te fmija saqë ma ka pru punën te ndarja me gru edhe prishja e familjes komplet”, vazhdon rrëfimin e tij ky person.
Edhe personi tjetër ka treguar se si e ka dëmtuar familjen e tij, duke ndjekur dëshirën që të pasurohet brenda natës.
“Jam shku kam punu. Ni pagë ditore edhe n’qofse i kom marrë 10 euro 20 euro, në mbrëmje jom shku edhe me shpresë që po fitoj edhe i kom hup edhe ato edhe jom metë keq edhe për veti. Kësht uqë ka ndiku edhe n’familje”, thotë ai.
Humbjet e tyre janë të mëdha. “Prej se luj unë, me i thanë dikuj nuk beson, sa që kush e din për çfarë rasti nuk kisha mujt me i mbledhë sa i kom tubu për kazino. Që i bjen domethënë dikun rreth 800 mijë euro”, shton ai.
Lojëra fati gjenë pothuajse në çdo lagje të Kosovës. Në to çdo ditë hyjnë e dalin persona të prekur nga sëmundja e pasionit për tu pasuruar brenda natës.
Janë mijëra qytetarë që sillen rreth këtyre lojërave me shpresën se do të gjejnë fatin e tyre. Por, kjo pritiej e tyre u kthehet në një grackë të madhe ekonomike e sociale, që rëndon direkt mbi familjet e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania