Rrëfimi i Berat Gjimshitit për aventurën te Atalanta: Gasperini ndryshoi gjithçka, tani jam kthyer në formë pas lëndimit

Berat Gjimshiti ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Atalantës në vitet e fundit.
Mbrojtësi shqiptar është pjesë e skuadrës zikaltër që nga janari i vitit 2016 dhe kaloi dy sezone si i huazuar, njëherë te Avellino dhe një herë tjetër te Benevento.
Por këtë edicion Gjimshiti nuk po luan shumë pasi në fillim pati një lëndim të rëndë që e mbajti jashtë fushave për rreth dy muaj dhe pastaj humbi vendin e titullarit deri para 1 muaji kur e riktheu atë.
Në një intervistë për gazetën italiane Tuttosport, Gjimshiti ka folur rreth karrierës së tij te Atalanta, teksa për gjithë sukseset thotë se është meritor trajneri Gian Piero Gasperini.
“Statistikat personale të këtij sezoni me Atalantën janë shumë të rëndësishme për mua. Kur unë u transferova te Atalanta në krye të skuadrës ishte ende Edy Reja si trajner dhe vetëm më pas erdhi Gasperini me të cilin nisëm një cikël fantastik”.
“U kualifikuam në Ligën e Evropës dhe pastaj në Ligën e Kampionëve. Në fillim të aventurës me Atalantën me larguan në huazim për dy sezone, por më pas u riktheva dhe gjithçka ndryshoi”, deklaroi Gjimshiti.
Tutje mbrojtësi nga Lugina e Preshevës foli edhe për sezonin aktual, duke thënë se përkundër disa ndeshjeve jo të mira do të rikthehen.
“Ky sezon është shumë i balancuar, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kampionati si rrjedhojë bëhet i komplikuar. Unë besoj shumë te projekti i Atalantës, por edhe te shokët e skuadrës. Kemi kaluar edhe kohë më të vështira, por gjithnjë kemi ditur të rikthehemi. E kemi treguar forcën”, tha Gjimshiti.
Krejt në fund ai foli edhe për lëndimin e pësuar dhe humbjen e vendit të titullarit, duke thënë se rëndësi ka vetëm skuadra të përforcomojëmirë.
“Në dy ndeshjet e para të sezonit unë isha titullar, por më pas erdhi dëmtimi. Pata një problem në sfidën me Milanit pas një dueli me Origin. Më pas kur u riktheva nga dëmtimi ishin të tjerë lojtarë që po bënin mirë në atë moment dhe nuk mund të rikthehesha menjëherë si titullar. Por, nuk asnjë problem në këtë pikë sepse bëhet për të mirën e skuadrës”, u shpreh Gjimshiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës