Gratë në Korenë e Veriut që gjenden nëpër kampe apo burgje torturohen dhe përdhunohen nga ana e gardianëve apo policëve, thuhet në raportin e të drejtave të njeriut të publikuar nga Kombet e Bashkuara.
Raporti është përpiluar duke u bazuar në intervistat e grave që kanë arritur të ikin nga këto kampe apo burgje, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Reuters, raporti i titulluar “Ende ndjej dhimbje”, përmban dëshmitë e mbi 100 grave që janë burgosur gjatë periudhës 2009-2019, ku më pas kanë arritur të largohen nga ky vend.
Intervistat janë realizuar pasi ato janë liruar apo kanë arritur të ikin në Korenë e Jugut, e aty ato dëshmojnë për mungesë të ushqimit të mjaftueshëm dhe ajrit të pastër nëpër kampet dhe burgjet e Koresë së Veriut.
Të burgosurat janë torturuar, përdhunuar dhe detyruar të kryejnë aborte. Shumë prej të intervistuarve kanë pranuar se janë torturuar, detyruar të abortojnë dhe vazhdimisht janë përdhunuar. Të gjitha gratë e intervistuara sipas raportit kanë arritur të ikin
“Nuk kam fjetur e as punuar sepse nuk doja të më rrihnin. Ka qenë aq torturuese, sa që kam tentuar të kryej vetëvrasje”, ka deklaruar një grua.
E një tjetër kujton një nga netët e shumta në një kamp gjatë vitit 2010, kur është përdhunuar nga një gardian.
“Më ka kërcënuar se do të poshtërohem nëse e refuzoj. Madje më ka thënë se mund të më ndihmojë të lirohem më herët nëse bëhem e dëgjueshme”, ka shtuar ajo.
Daniel Koling nga Kombet e Bashkuara që është një nga bashkautorët ka thënë se qëllimi i projektit është t’i bëhet presion Pyongyangut që ta përmirësoj situatën në këtë vend. E për këtë raport nuk ka reaguar fare Koreja e Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025