22 vjet më parë në fshatin Abri të Epërme, u krye një nga masakrat më të tmerrshme nga forcat Serbe, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq.
Banorët e këtij fshati edhe pse ishin të strehuar në mal, përsëri u kapën nga forcat serbe, e që mosha më e vogël e të masakruarve ishte 6 muajsh ndërsa më e vjetra 94 vjeç.
Pjesëtarë, dëshmitarë e familjarë, tregojnë për tmerrin që e përjetuan në këtë masakër.
E mbijetuar e kësaj masakre, Liridona Deliu, thotë se nga familja e saj kanë shpëtuar vetëm katër anëtarë.
Derisa në mes emocionesh rrëfen për plagët dhe traumat që po i bartin si pasoj e kësaj masakre.
“Kemi shpëtuar nga masakra 4 anëtar të familjes, vëllai, motra edhe djali i axhës. Jem kanë në fund të arave na kanë granatua kemi pas shumë plagë të rënda na të tretë dhe në fund shkit na kanë marr prapë kanë mendua që jemi te vdekur….pas një kohe axha ka marr vesh që jemi gjallë dhe ka ardh na ka marr, shumë kemi plagë të rënda e trauma”, thotë ajo.
E Bajram Seferi, rrëfen momentin kur e kuptoi se vajza së bashku me familjen e saj u masakruan.
Ai në mes lotësh thotë se po të ishte mbytur nga plumbi edhe dhimbja kishte me qen më e lehtë.
“Ademit po i them Adem rri qetu, çka te bahet me tan ne të bahet edhe me neve, katër here. Reja po ma ban Bac çka me ba a me shku edhe na me ta, thash jo. Çikës me i than nalmu me nda prej familjes nuk mujsha edhe shkoj. Ajo u ardh tu kajt e ka zatet ni kushëri i kish than Bacin kanë me mbyt e unë po pshtoj , e se ka dit që ajo do të vdes e unë do të jes…Vështir e kom përjeto, kom pas thanë me u mbyt prej plumbit është krejt tjetër sen, po këta janë masakruar në mënyrë barbare”, thotë ai.
Për Luljeta Elshani-Deliu, dita kur e kuptoj se babai, vëllau, e kunata me dy fëmijë, ishin masakruar, ka qenë dita më e kobshme.
“Një dajë i burrit po më thotë, tha a po vjen shkojmë në Abri por nuk tregojke për çka, se ai e kish pas dit që janë mbyt këta e unë nuk e disha. Tu shku teposhtë kur po i shoh tmerr. Thash çka u ba këtu një kojshi po ma bën tha, maspari i përmendi të vetit tani me tha Luljete qashtu edhe Fazlia. Baba mu ka mbyt, vëllau, kunata dhe dy vajza të vllaut, ma në atë moment sen s’kom dit se me ka ra në zgabim”, thotë ajo.
Shaqir Veseli, thotë se kur ka arritur në vendin e ngjarjes i ka parë 23 kufoma në mes tyre fëmijë e gra shtatzëna.
Ai nga KosovaPress iu drejtua Eulex-it, për zbardhjen e këtij rasti për çka u shpreh i bindur, se këta të fundit e dinë se cili korpus serb ka qenë i pozicionuar në këtë fshat.
“Unë kam ardhur pikërisht sot 22 vite këtu ku ka qenë masakra në fshatin Abri, të nesërmen me 27 po i bjen kom ardhur në vendin e ngjarjes fikall vetëm, I kom pa 23 kufoma, ma të parën kufomë jam has në Ali Delin të cilit ia kishin pas pre kokën. I kom pa të gjitha masakrat fëmijë e gra, bile edhe gra shtatzëna….E kam një apel për EULEX për me zbardh këtë rast, se mirë e din EULEX-i cili korpus i forcave serbe ka qenë i pozicionuar këtu dhe ata duhet me dhënë llogari për krimet në Kosovë”, thotë ai.
E Bashkim Deliu, po ashtu i mbijetuar i masakrës, thotë se institucionet tona për të gjitha këto krime, duhet të ngrehin padi për shtetin Serb.
“Këtë në këtë vend është masakruar familje Deliu, 16 anëtar të familjes Deliu i kemi gjet me Imerin në mënyrë më barbare. Prej moshës 6 javësh deri përmbi moshën 60 vjeçare…I bëj thirrje institucioneve tona me zbardh këtë rast sa më shpejt me i bo padi Serbisë, sepse këto krime i kanë bërë kriminelet Serb”, thotë ai.
Më 26 shtator 1998, forcat serbe masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu në fshatin Abri të Epërme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova