Rrahmani i mbetet besnik Napolit, kontratë e re me pagë të rritur

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Napoli, sipas gazetës Il Mattino.
Aktualisht, kontrata e tij skadon në vitin 2027, ndërsa marrëveshja e re parashikon zgjatjen deri në vitin 2028, kur Rrahmani do të jetë pothuajse 34 vjeç.
Napoli gjithashtu do të ketë mundësinë ta zgjasë kontratën edhe për një sezon shtesë, duke i dhënë mbrojtësit stabilitetin që kërkon.
Paga e tij do të mbetet jetë ndër më të lartat në skuadër, me 4.1 milionë euro në vit, sipas raportimeve të Il Mattino, pasi aktualisht Rrahmani fiton 2,5 milionë euro neto.

Negociatat nuk kanë qenë të vështira, falë veprimeve të drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli dhe dëshirës së lojtarit për të qëndruar te Napoli dhe për të përfunduar karrierën italiane me Azzurrët.
Trajneri Antonio Conte e konsideron Rrahmanin një lojtar kyç, ndërsa presidenti Aurelio De Laurentiis e vlerëson si një figurë të respektuar dhe të paqme në dhomat e zhveshjes.
Agjenti i mbrojtësit pritet të mbërrijë në Napoli në ditët e ardhshme për të finalizuar detajet e kontratës. /Telegrafi/



















































