Të enjten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka eskaluar situata në rastin ku ishte paraparë të vazhdohej gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e vrasjes që kishte ndodhur në shkurt të vitit 2018, në Ferizaj.
Për vrasjen e Besart Hasanit, po akuzohet Albert Ramadani, kurse për pjesëmarrje në rrahje, e cila i kishte paraprirë vrasjes po akuzohen, Artan Ramadani, Fadil Ramadani, Argjend Ramadani dhe Driton Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ky i fundit po akuzohet edhe për veprën penale të mashtrimit, lidhur me shitblerjen e një veture të markës “BMW X5”, e cila sipas prokurorisë, kishte qenë edhe shkak i vrasjes.
Në sallë të gjykatës, derisa po planifikohej të vazhdonte gjykimi në këtë rast, familjarët e tani të ndjerit, si dhe të akuzuarit Ramadani e Krasniqi janë përfshirë në rrahje.
Një gjë të tillë, e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si dhe Policia e Kosovës.
Ngjarja ka nisur, pasi që në seancën e së enjtes ishte paraparë që të shfaqeshin video-incizimet e vendit të ngjarjes, për çka, mbrojtësi i të akuzuarit Albert Ramadani, avokati Ymer Huruglica, ka kërkuar që gjatë shfaqjes së tyre të largohen të akuzuarit dhe publiku.
Propozimin për përjashtimin e publikut, e ka aprovuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku, ndërsa lidhur me propozimin për përjashtimin e të akuzuarve, tha se i mbetet trupit gjykues të vendosë.
Ndërsa, kundër këtyre dy propozimeve, ishte përfaqësuesi i familjes së tani të ndjerit Hasani, avokati Ramiz Krasniqi.
Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mustaf Tahiri, mori aktvendim që të akuzuarit të qëndronin, ndërsa publiku të përjashtohej, çka edhe ngjalli reagime nga disa anëtarë të familjes së të ndjerit, të cilët refuzuan të dilnin.
Pas kësaj, ka nisur edhe përleshja mes tyre.
Zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, gjatë seancës gjyqësore, ku ka ardhur deri tek konflikti mes palëve në procedurë.
Ai ka thënë se 13 persona janë ndaluar, ku shtatë prej tyre janë në cilësi të të dyshuarve, ndërsa gjashtë të tjerë në cilësi të dëshmitarëve.
“Policia ka intervenuar, ka vënë situatën në kontroll, dhe lidhur me këtë rast janë shoqëruar 13 persona për në stacionin policor, nga të dy palët. Të njëjtit janë duke u intervistuar, ndërsa lidhur me hapat e mëtutjeshme, ato do të merren në konsultim me prokurorin, ka thënë zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi.
Ndërsa, prokurori i çështjes, Valdet Avdiu, ka thënë se për këtë rast janë ndaluar disa persona. “Janë ndaluar disa persona, dhe të njëjtit janë duke u intervistuar. Ende nuk ka kallëzim penal”, ka thënë prokurori i çështjes, Valdet Avdiu.
Rastin e ka konfirmuar edhe administratori i kësaj gjykate, Sejdi Sadiku.
“Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sot më datë 26 dhjetor 2019, gjatë shqyrtimit gjyqësor për lëndën PKR.nr.200/18, vepra penale “vrasje e rëndë”, derisa trupi gjykues nuk ka qenë prezent në sallën e gjykimit, ka ndodhur një përleshje në mes të palëve procedurale. Zyrtarët policor të cilët kanë qenë prezent në sallën e gjykimit, si dhe sigurimi i gjykatës, kanë intervenuar me shpejtësi, me qëllim të qetësimit të situatës që ka ndodhur. Si pasojë e kësaj përleshje, seanca gjyqësore është ndërprerë dhe e njëjta është shtyrë për një afat të pacaktuar. Gjithashtu, njoftoheni se me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, si dhe prokurori kompetent”, tha Sadiku.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 24 tetor 2018 nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Albert Ramadani akuzohet se me 28 shkurt 2018, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Ferizaj –Prishtinë, përballë kafiterisë “Aniki” në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Besart Hasani, pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumën prej 60,000 euro, lidhur me një veturë të markës “BMW X5”. /betimiperdrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri