Rrahim Ternava prezanton planin për një Fushë Kosovë më të pastër dhe të rregulluar

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrahim Ternava, së bashku me deputeten Blerta Deliu, takuan familjarët dhe mbështetësit e kandidatit për Kuvendin Komunal, Alban Fazliu.
Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në një nga sfidat më të rëndësishme të komunës – pastërtinë dhe menaxhimin e mjedisit. Ternava theksoi se një qytet pa mbeturina nuk është luks, por një detyrim për të gjithë banorët.
Ai prezantoi planin e PDK-së për blerjen e kamionëve të rinj dhe krijimin e një sistemi të menaxhimit efikas të mbeturinave, me qëllim të garantimit të pastërtisë në çdo lagje dhe respektit për çdo familje.
“Qyteti ynë do të jetë më i pastër, më i rregulluar dhe më i jetueshëm për të gjithë,” deklaroi Ternava, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për një Fushë Kosovë më të mirë. /Telegrafi/



















































