Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi raportohet se është sulmuar fizikisht nga një person ditën e zgjedhjeve rreth orës 16:00 në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar një tjetër.


“Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër,ankuesin – mashkull kosovar”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, siç tha Veseli me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti është cilësuar si "Sulm". /Telegrafi/