Gjatë fëmijërisë saj Rovena kishte qenë e dhënë pas librave dhe revistave, ndërsa lënda e preferuar e saj ishte letërsia.

Mirëpo krejt pa pritur, në moshën 23-vjeçare (në vitin 1993) ndryshuan planet e fëmijërisë së saj, me ç’rast ajo u paraqit në skenë me këngën “Nëse natën vij”, e cila doli të jetë shumë e suksesshme dhe ishte momenti kthyes në jetën e Rovenës.

Megjithatë, këngëtarja e hitit “Për një çast më ndali zemra” vazhdon t’i mbetet besnik ëndrrës së saj.

“Ku ta dish, ndoshta një ditë... pasi të kem mbushur 40 vjet... do të filloj të bëj letërsi”, është cituar këngëtarja nga suplementi “Unë gruaja”.