LAJMI I FUNDIT:

Roth sot në takime me Osmanin dhe Dimitrovin

Roth sot në takime me Osmanin dhe Dimitrovin
Beograd, 20. septembra 2015 - Drzavni sekretar Nemackog Ministarstva spoljnih poslova Mihael Rot govori na konferenciji za novinare u Ambasadi Nemacke u Beogradu. Rot je veceras u Beogradu rekao da je optimista da ce jos u toku ove godine da se otvore prva pregovaracka poglavlja sa Srbijom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / tj

Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, i cili prej dje ndodhet për vizitë në Maqedoni. sot do të ketë takime me zëvendëskryeminsitrin e Republikës së Maqedonisë, i angazhaur për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takime, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjet e fundit të vendit lidhur me anëtarësimin në Union. Gjithashtu, do të arsyetohet edhe Plani 3-6-9.

Diplomati gjerman dje u takua me kryeminsitrin Zoran Zaev, ku, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, është shprehur mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për hapat e kryministrit dhe të Qeverisë së re të Maqedonisë, në muajin e parë të formimit. është vlerësuar se janë bërë lëvizje të dukshme pozitive që paralajmërojnë rezultate në proceset eurointegruese, njofton AIM.


Lidhur me vizitën e sekretarit shtetëror Roth, nga MPJ gjermane kumtuan, se ai ka shfaqur shpresë nga përkushtimi ndaj reformave të Qeverisë së re në vend, formimi i së cilës, theksojnë, ishte i gjatë dhe i vështirë.

“Ishte koha e fundit të tejkalohen bllokadat në ish-Republikën jugosllave të Maqdonisë. Politikanët përgjegjës e çuan vendin në gjendje shumë të rëndë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresëdhënëse nga qeveria e re. Kryeministri Zaev tha qartë se dëshiron hollësisht të merret me integrimin në BE dhe se është sinqerisht i interesuar për pajtim rjaonal”, ceket në informatën nga MPJ gjermane para vizitës.

Diplomati gjerman Roth vjen në Shkup pas vizitës në Beograd.

Mihael Roth është një ndër diplomatët më me ndikim në MPJ-në gjermane, anëtar i socialdemokratëve gjermanë dhe një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të minsitrit të Jashtëm Zigmar Gabriel, i cili është pjesë e fushatës së SPD-së për zgjedhjet federale të caktuara për në shtator, ndërkaq merr pjesë edhe në ndërmejtësimin ndërkombëtar për krizën në Katar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori