Robin “ropz” Kool ka fituar çmimin MVP në turneun ESL Pro League pas fitores 3-1 të FaZe ndaj Cloud9 në finalen e madhe.
FaZe fituan vendin e parë në turneun ESL Pro League, duke marr me vete çmimin prej 200.000 dollarësh, gjithashtu ata fituan edhe çmimin Intel Grand Slam me 1 milion dollarë në bagazh.
Lojtari 23 vjeçar e përfundoi turneun ESL Pro League me një vlerësim prej 1.27 nga HLTV.
Gjithashtu ropz ishte kyç në fitoren e ekipit FaZe në finale ndaj Cloud9, ku pati një vlerësim 1.28 në katër mapat e luajtura.
Ky është çmimi i tretë MVP në karrierë për ropz, me medaljet e tij të mëparshme që vijnë nga paraqitjet e shkëlqyera në dy sezonet e mëparshme të ESL Pro League, 10 dhe 15. /Telegrafi/