Ronela Hajati vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë.

E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan imazhe dhe video të llojllojshme me fansat, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.


Së fundmi, artistja shqiptare u tregon fansave se ka bërë një ndryshim të ri në pamje, për të cilin duket se po pëlqehet.

73120766 3207006795981785 6248339811157934080 n Ronela Hajati me ndryshim të ri në dukje (Foto: Instagram)

Me dukjen prej biondeje dhe me kostum të gjelbër, Ronela mori gjithë vëmendjen.

Stili i flokëve "bob" me balluke e bën atë edhe më atraktive, linjat trupore të së cilës janë për t'u pasur zili.

72659887 439161913396768 4368677348640292864 n Ronela Hajati me ndryshim të ri në dukje (Foto: Instagram)

Ronela përndryshe javë më parë solli këngën e re "MVP", e cila u mirëprit nga publiku dhe në YouTube mori mbi 1.3 milion klikime.

E njëjta këtë vit solli disa projekte të suksesshme përfshirë edhe bashkëpunimet me reperin Don Phenom. /Telegrafi/