Ronaldo tregon klasin (Video)

Pasi pranoi një gol nga Valencia në pjesën e dytë, Real Madridi ka reaguar shpejt për ta kthyer epërsinë prej dy golash.
Edhe ky gol erdhi falë klasit të njeriut kryesor të Los Blancos, Cristiano Ronaldo.
Superylli portugez pranoi një top nga James dhe sulmi i tij ishte i pandalshëm, saqë përfundoi me golin e dytë personal të CR7 dhe të tretin për vendasit (59’).
Më herët, Rodrigo shënoi një gol për Valencian (55’). /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































