LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo reagon pas prezantimit të Varanes në Old Trafford

Ronaldo reagon pas prezantimit të Varanes në Old Trafford

Edhe Cristiano Ronaldo ishte i impresionuar nga prezantimi madhështor i Manchester Unitedit që i bëri mbrojtësit Raphael Varane në Old Trafford.

United është kritikuar këtë javë për vonesën në shpalljen zyrtare të marrëveshjes prej 42.7 milionë funtesh për nënshkrimin me lojtarin francez nga Real Madrid.

Por, Unitedi e shfrytëzoi maksimalisht gjendjen, pasi lejoi mbështetësit e tyre që të bënin një mirëseardhje të madhe nënshkrimit të tyre të ri në Old Trafford të shtunën.


Fjalët e para të Varanes si lojtar i ri i Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Fjalët e para të Varanes si lojtar i ri i Manchester Unitedit

Pak para ndeshjes hapëse të Ligës Premier kundër Leeds United, United konfirmoi transferimin e Varanes dhe qendërmbrojtësi doli në fushë në Old Trafford duke mbajtur fanellën e tij të re me numër 19.

Varane u përshëndet nga një ovacion i vazhdueshëm nga tifozët e Unitedit, ndërsa Old Trafford ishte mbushur me mbi 72 mijë mbështetës për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.

Phil Jones refuzoi të heqë dorë nga numri 4 për Raphael Varanen
Lexo po ashtu Phil Jones refuzoi të heqë dorë nga numri 4 për Raphael Varanen

Vendimi i Unitedit për të zbuluar Varane para një Old Traffordi të mbushur plot u vlerësua gjerësisht, dhe Ronaldo gjithashtu dukej se mbështeste gjestin ndërsa ai iu përgjigj me ‘madhështore’ videos së Rio Ferdinandit në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Rio Ferdinand (@rioferdy5)

Ndryshe, Unitedi e filloi sezonin e tij në mënyrë perfekte me një fitore 5-1 ndaj Leeds.

Në anën tjetër, Varane pritet të debutojë të Djajtë e Kuq në ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/

Komenti i Ronaldos për Varanen

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori