Fëmijët me lule dhe me këngë pritën Cristiano Ronaldon në aeroportin në Medeira që do ta mbajë emrin e tij. 

Pas ndeshjes së djeshme ku super ylli i Real Madridit shënoi gol, ai në mëngjes zbriti në ishullin portugez ku u mbajt ceremonia e riemërimit të aeroportit të Madeiras, ‘Aeroporto Cristiano Ronaldo’.


roni 1 1 Aeroporti Cristiano Ronaldo

Pas ndryshimit të emrit të aeroportit, aty gjendet edhe një statujë e lojtarit, ndërsa është pritur në mënyra të përziera nga njerëzit, pasi kishte disa kundër emërimit në emrin e tij.

Disa vendas nuk donin këtë emër edhe pse lartësia e sportistit është e admirueshme dhe kjo do të nxisë edhe më shumë turizmin në këtë ishull.

Kapiteni i Portugalisë ishte me të dashurën e tij Georgina Rodriguez, ku e bëri përurimin.

roni 2 Georgina në përurim

“Faleminderit që gjendeni këtu në këtë nderë që më bëhet. Duke parë emrin tim këtu në aeroport është diçka shumë e veçantë. Të gjithë e dinë se unë jam krenar për vendin tim dhe veçanërisht qytetin tim të lindjes”.

roni 3 Ronaldo para statujës së tij

“Faleminderit shumë për presidentit të qeverisë lokale Miguel Albuquerque që ka pasur guximin për të bërë këtë”.

“Miku im, kurrë nuk e kam kërkuar këtë, pasi nuk jam hipokrit, por unë jam i lumtur dhe i nderuar”.

roni 5 Ronaldo me të dashurën në përurimin e emrit të aeroportit

“Unë do të përpiqet që me dinjitet ta prezantoj Portugalinë dhe veçanërisht Madeira me frymën e sakrificës, dinjitetit dhe pasionit”, ka thënë Ronalo. /Telegrafi/

telegrafi sport app