Ronaldo paraqitet në gjykatë, por refuzon të flasë para 200 gazetarëve – i mohon akuzat ndaj tij në një deklaratë me shkrim

Superylli i Real Madridit, Cristano Ronaldo ka refuzuar që të flasë para afro 215 gazetarëve që ishin mbledhur para gjykatës për të marrë një prononcim prej tij, teksa ai preferoi që të lëshojë një komunikatë për media.
Portugezi u largua nga gjykata rreth orës 13:00 dhe nuk tregoi fare disponim për t’u shprehur para gazetarëve.
Ronaldo në këtë seancë gjyqësore u paraqit për t’u përgjigjur për akuzat ndaj tij për evazion fissal (ikje nga tatimi).
Ronaldo gjatë kësaj seance tha para gjykatëses, Monica Gomez Ferrer, se ai kurrë nuk i ka fshehur taksat në të ardhurat e tij.
“Thesari i Spanjës i di në detaje të ardhurat e mia, sepse ne i kemi raportuar ato – unë kurrë nuk kam fshehur diçka, e as që kam tentuar t’i iki tatimit”.
“Unë gjithmonë paguaj tatimin vulnetarisht, sepse mendoj se ne të gjithë duhet të deklarojmë dhe të paguajmë taksat në të ardhurat tona”.
“Ata që më njohin e dinë se çka i pyes këshilltarët e mi: që të kujdesen për të gjitha detajet në kohë dhe që të paguhen të gjitha në kohë, sepse unë nuk dua probleme”, u shpreh Ronaldo në këtë seancë.

Portugezi potencoi se ai kurrë nuk ka pasur problem me tasa në asnjë vend ku ai ka jetuar dhe vepruar më parë dhe siguroi se është e kundërta e pretendimeve nga prokurori i shtetit spanjoll, se ai i ka transferuar të drejtat e imazhit te kompania me të cilën ai punon në vitin 2004 te avokatët anglez, e jo në vitin 2010 për t’i ikur tatimeve.
“Kur nënshkrova me Real Madridin, unë nuk kam krijuar një strukturë speciale për të menaxhuar të drejtat e imazhit tim, por unë kam mbajtur strukturën që kam pasur në Angli”, theksoi CR7.
Avokatët u rekomanduan nga Manchester United në vitin 2004, shumë kohë para se ai të vinte në Spanjë. Struktura ishte e zakonshme në Angli dhe e verifikuar nga Thesari i Anglisë, e ishte i ligjshëm dhe legjitim.
Struktura e manxhmentit të imazhit të Ronaldos mbeti e njëjtë nga viti 2010 deri në vitin 2014 ashtu sikurse që ishte nga viti 2009, me të vetmin dallim: Entiteti anglez ishte larguar sepse ai nuk jetonte më në Angli dhe se të gjitha të drejtat e imazhit ishin mbledhur personalisht nga Cristiano kur ai u bë banor i Spanjës, në mënyrë që t’i paguante taksa Spanjës.
Asnjë prej këtyre ndryshimeve nuk ka pasur për qëllim që të mundësonte ikje nga tatimi, sipas komunikatës së Ronaldos.
Që nga viti 2015, Cristiano Ronalo ka derivuar të drejtat e tij të imazhit te një palë e tretë e pavarur që të paguajë taksa për të. Ai aktualisht është i listuar në Spanjë për taksat e tij, duke qenë se është një nga përfituesit më të mëdhenj në vend.
Sipas këshilltarëve të futbollistit portugez, zyra e prokurorit sheh dy dallime nga deklaratat e prezantuara prej ti,j e ato janë:
1. Lojtari i kualifikoi të ardhurat e tij si kapital të lëvizshëm duke kuantifikuar pjesën e fituar në Spanjë sipas kriterit që administrata angleze e kishte vënë kur ai ishte banor i Anglisë. Inspektorati i thesarit ka gjetur se nëse kualifikimet e bëra nga lojtari ishin të drejta, atëherë ai do të duhej t’i paguante Spanjës më shumë tatim se sa që i është obliguar të paguante, por ata konsiderojnë se shumat nuk janë të derivuara nga transferimi i imazhit të lojtarit, por nga aktiviteti i tyre ekonomik, që bën që ata të fitojnë më shumë para në Spanjë dhe t’i ikin tatimeve.
Këshilltarët e Cristiano Ronaldos konsiderojnë se rejtingu i propozuar nga inspeksioni ishte i papranueshëm, duke qenë në të kundërtën me verdiktmin e ligjit të aplikuar sikurse në rastin e vitit 2010-2014 në jurisprudencën dhe doktrinën ekzituese administrative respektive. Për këtë arsye, këshilltarët e Ronaldos besojnë se ata do të hedhin poshtë akuzat, sepse nuk ka ndonjë shumë për të cilën Ronaldo i ka ikur tatimeve.
2. Koha për të cilën janë deklaruar të drejtat e imazhit për vitin 2011, 2012 dhe 2013. Lojtari deklaroi për një herë në vitin fiskal 2014 të gjitha të ardhurat e imazhit për vitet fiskale 2011, 2012, 2013 dhe 2014 sepse ishte ky viti kur këto të drejta filloi t’i paguante klubi, për përfitmet nga viti 2004. Inspektorati i Financave beson se ata është dashur të deklarojnë të drejtat e imazhit vit pas viti.
Në mungesë të ndonjë deklarate për pikën e dytë, të gjitha deklaratat u bënë personalisht nga lojtari. Në aspektin ekonomik dallimi favorizon Thesarin e Spanjës për shkak të rritjes së taksave në vitin 2014 e rritjes së dollarit, valutë në të cilën edhe janë paguar këto taksa. Kjo do të thotë se nëse Ronaldo do t’i deklaronte të drejtat e imazhit vit pas viti, atëherë ai do të paguante më pak taksa se sa kur i deklaroi ato së bashku për të gjitha vitit në vitin 2014.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?