Ronaldo humb penalltinë ndaj Iranit

Cristiano Ronaldo ka dështuar të shënojë nga pika e bardhë në ndeshje ndaj Iranit.
Portugalia dhe Irani janë duke u ndeshur mes vete në ndeshjen e tretë të Grupit B në kuadër të Kupës së Botës "Rusia 2018".
Në minutën e 52-të të ndeshjes gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti në favor të portugezëve.
Përgjegjësinë e goditjes së penalltisë e mori ylli i skuadrës, Ronaldo, i cili dështoi ta konvertoj në gol.
Ishte portieri Alireza Beiranvand, i cili ia lexoi dhe ia priti penalltinë portugezit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































