Ronaldo barazon rekordin e madh të vendosur nga Batistuta dhe Quagliarella

Cristiano Ronaldo ka shënuar në ndeshjen e 11 -të radhazi në Serie A, duke barazuar një rekord të vendosur nga Gabriel Batistuta dhe Fabio Quagliarella.
Ronaldo gjeti rrjetën kundër SPAL-it këtë mbrëmje në Stadio Paolo Mazza, duke i dhënë epërsinë 1-0 ekipit të tij.
Ylli portugez kishte shënuar në 10 ndeshje radhazi, që nga 1 dhjetori kur shënoi në barazimin 2-2 kundër Sassuolo dhe sot gjeti golin në 11 ndeshje radhazi.
Sulmuesi Juves tani ka barazuar rekordin e vendosur më parë nga Batistuta dhe Quagliarella, të cilët në të kaluarën kishin shënuar po kaq ndeshje radhazi.
Sulmuesi legjendar i Argjentinës shënoi në 11 ndeshjet e para të sezonit 1994-95 për Fiorentina.
Rekordi i Batistutas mbeti i paprekur për mbi 24 vjet, kur Quagliarella barazoi rekordin sezonin e kaluar.
Ish-sulmuesi i Napolit dhe Juventusit shënoi 14 herë gjatë 11-të ndeshjeve të zhvilluara nga tetori i vitit 2018 deri në janar të 2019.
Ronaldo tani është bashkuar me rekordin, dhe mund të qëndrojë i vetëm nëse ai shënon kundër Interit në Derby d'Italia javën e ardhshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/BI_1897/status/1231272823517274113


















































