LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo aprovon transferimin e ish-bashkëlojtarit të tij tek Al-Nassr

Ronaldo aprovon transferimin e ish-bashkëlojtarit të tij tek Al-Nassr

Cristiano Ronaldo raportoheet se i ka kërkuar Al-Nassr që të nënshkruajë me ish-bashkëlojtarin e tij tek Real Madridi dhe Manchester United, Casemiro, gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Që prej se Ruben Amorim mori drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ në ‘Old Trafford’, Casemiro ka hasur në probleme për të marrë minutat që ai dëshiron. 

Për më shumë, ai ka humbur tri ndeshjet e fundit të Unitedit në ligë, teksa 32-vjeçari ishte në bankën rezervë edhe në takimin ndaj Rangers në Ligën e Evropës. 


Klubi tashmë e ka aprovuar largimin e mundshëm të Casemiros me brazilianin që nuk është në planet e trajnerit. 

Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, drejtuesit e klubit i kanë vënë atij një çmim prej 30 milionë eurosh. 

Siç ka raportuar Daily Star, Ronaldo i ka kërkuar Al-Nassr që të bëjë përpjekje maksimale për ta sjellë Casemiron në janar, në përpjekje për të rritur gjasat për ta fituar titullin e kampionit. 

Ronaldo dhe Casemiro kanë qenë bashkëlojtarë tek Real Madridi dhe Manchester United. 

Ata kanë fituar tituj të ndryshëm me ‘Los Blancos’, por të njëjtën nuk ia dolën ta bëjn edhe me Unitedin. 

Afati kalimtar në Superligën e Arabisë dotë mbyllet në mesnatën e 30 janarit, andaj Al-Nassr ka edhe disa ditë kohë për të arritur një marrëveshje të mundshme për transferimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori