Portieri i Manchester Unitedit, Sergio Romero, dëshiron që klubi t’ia ndërpresë kontratë në mënyrë që të gjejë klub të ri – raporton The Sun.

33-vjeçari deshi të largohej nga Old Traffordi gjatë afatit të kaluar kalimtar, mirëpo një gjë e tillë iu pamundësua nga klubi anglez.


Ai ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në fund të këtij sezoni, mirëpo nuk ka dashur të qëndrojë, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit.

romero 2 (Foto: Instagram/sergioromero)

Romero dëshiron ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer (MLS), ku natyrisht se do të kishte përfitime më të mirë financiare.

Gjatë afatit veror, Evertoni kishte shprehur interesim për huazimin e tij, mirëpo Unitedi e bërë të pamundur transferimin, pas kërkonte 11 milionë euro për ta lejuar largimin e tij, ashtu që marrëveshja dështoi. /Telegrafi/

telegrafi sport app