Roma ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Serie A, teksa është mposhtur në shtëpi nga Udinese.

Friulanët kanë triumfuar në Olimpico me rezultat të pastër 0-2, ku kanë marrë një tre pikësh të artë në luftën për mbijetesë.


Kevin Lasagna realizoi golin e parë në minutën e 12-të pas asistimit nga Rodrigo De Paul për 0-1.

Romës iu vështirësuan gjërat edhe më shumë kur në minutën e 30-të kapiteni Diego Perotti u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Becaos.

GettyImages 1224391436 Roma - Udinese. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Giallorosët provuan të rikthehen në lojë, por ishte e vështirë dhe pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve 0-1.

Duke pas epërsinë në rezultat dhe atë numërike në fushë, Udinese shfaqi lojë më të mirë edhe në 45 minutat e dytë.

Rodrigo De Paul përsëri ishte asistus golin e dytë të skuadrës së tij i shënuar nga maqedonasi Nesterovski në minutën e 78-të.

GettyImages 1224391244 (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Kjo humbje Romën e largon përfundimisht nga pozita e katërt dhe shpresa se do të luajnë edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Kryeqytetasit tani janë 12 pikë mbrapa Atalantës dhe duket e pamundur të zënë këtë pozitë.

Ndërkohë Udinese pas kësaj fitore ngjitet në vendin e 14-të në tabelë me 31 pikë pas 29 xhirove. /Telegrafi/

telegrafi sport app