Ante Rebic do të largohet nga Eintracht Frankfurt gjatë afatit kalimtar të verës.

Lojtari kroat i ka kumtuar lajmin skuadrës gjermane se dëshiron një klub më të madh ku do të luftonte për trofe.


Inter dhe Roma janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e kroatit në Serie A. Inter ka kohë që po kërkon shërbimet e kroatit, por së fundmi fuqishëm në garë ka hyrë edhe Roma.

GettyImages 1147827549  1 Ante Rebic. (Foto: Harriet Lander/Getty Images/Guliver)

Trajneri i ri Paulo Fonseca e vlerëson shumë futbollistin anësorë dhe ka kërkuar nga krerët e klubit transferimin e tij në Olimpico.

Roma tanimë ka filluar kontaktet me klubin gjerman dhe është gati të shpenzojë 30 milionë për yllin kroat.

25-vjeçari këtë edicion ka shënuar 10 gola dhe ka bërë gjashtë asistime me fanellën e Frankfurt. /Telegrafi/

telegrafi sport app