Roma mendon për Jesen

67:"<> at Parc des Princes on September 9, 2016 in Paris, France. 16:"Aurelien Meunier
Skuadra italiane Roma është në kërkim të një sulmuesi anësorë.
Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah do t’i mungoi kryeqytetasve për dy muaj për shkak të angazhimeve në Kupën e Afrikës me Kombëtaren e tij.
Kësisoj ‘Giallorosët’, janë duke kërkuar një zëvendësues të tij.
E emri më i ri në listën e tyre është ai i spanjollit Jese Rodriguez.
23-vjeçari nuk po arrinë të ambientohet në Paris dhe ka kërkuar largimin nga kryeqyteti francez.
PSG e transferoi reprezentuesin spanjoll për 25 milionë euro, ndërsa Roma po e kërkon si huazim me të drejt blerje.
Në nëntë ndeshje këtë edicion në Ligue 1, Jese ka arritur ta realizoi vetëm një gol.
Për shërbimet e tij interesim ka shfaqur edhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































