Roma luan si mysafir i RB Salzburg, formacionet zyrtare

Roma do të luajë si mysafir i RB Salzburg në kuadër të play-offit të Ligës së Evropës.
Giallorossi përfunduan si të dytët në grupin e tyre dhe për këtë do të luajnë me ekipin që vjen nga Liga e Kampionëve, pikërisht RB Salzburg, që mbeti pas Chelseat dhe Milanit.
Jose Mourinho ka futur një formacion me më të mirët, duke i besuar Paulo Dybalas dhe Lorenzo Pellegrinit, që janë pas Tammy Abrahamit në sulm.
Noah Okafor do ta udhëheq sulmin e austriakëve, ndërsa ylli i tyre adoleshent Benjamin Sesko është në bankë.
Dijon Kameri është i lënduar dhe nuk do të luajë në këtë takim.
Salzburg: Köhn; Dedic, Solet, Pavlovic, Ulmer; Gourna-Douath, Seiwald, Capaldo, Sucic; Fernando, Okafor.
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; El Shaarawy, Matic, Cristante, Zaleëski; Pellegrini; Dybala, Abraham.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































