LAJMI I FUNDIT:

Roma e gatshme të shpenzojë për transferimin e Taliscas

Roma e gatshme të shpenzojë për transferimin e Taliscas

Kolonia e futbollistëve brazilian në Romë pritet të rritet ende pas afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e madhe italiane e ka nisur në mënyrë perfekte këtë edicion në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve duke kaluar grupin si e para.

Kësisoj presidenti James Pallota ka vendosur t’i bëjë një dhuratë trajnerit Eusebio Di Francesco.


Sulmuesi i talentuar brazilian, Anderson Talisca i cili është nën kontratë me Benficën por i huazuar tek Besiktas është objektivi i Romës.

Talisca duke festuar një gol me fanellën e Besiktasit

Gazeta e njohur portugeze ‘Record’, ka shkruar se Roma dhe Benfica janë takuar për lojtarin.

Gjithnjë sipas kësaj gazete skuadra nga kryeqyteti italian i ka të gatshme 25 milionë euro për transferimin e Taliscas.

23-vjeçari është duke kaluar vitin e dytë si huazim tek Besiktas ku ka shkëlqyer si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Në 20 ndeshjet në të gjitha garat, Talisca ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime për Besiktasin.

Kujtojmë që lojtari ka një kontratë me Benficën deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori