Roma do të tentojë të negociojë me Kostas Manolas para se klauzola e tij prej 36 milionë eurosh të jetë fiktive më 1 qershor, duke detyruar kështu Manchester Unitedit të paguajë më shumë.

Ka pasur raportime të shumta nga mediat angleze dhe italiane se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të paguajnë klauzolën.


Kjo ka frikësuar klubin romak, të cilët dëshirojnë një rinovim të kontratës në mënyrë që të rrisin çmimin e lojtarit në treg për të gjitha klubet që e dëshirojnë atë.

Kostas Manolas juve (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

27-vjeçari aktualisht fiton tre milionë euro në vit me kontratën që është nënshkruar në dhjetorin e 2017 dhe që skadon në verën e 2022.

Plani i Romës është të rrisë rrogën e lojtarit për dy milionë euro dhe mbi të gjitha të rrisë klauzolën e lirimit.

Gjithashtu vlen të theksohet se Man Utd nuk është klubi i vetëm që ka shprehur interesim për të paguar klauzolën, gjashti ai është cak edhe i Juventusit, Interit e Arsenalit.

Së fundmi lojtari ka ndërruar agjentë, tani prezantohet nga Mino Raiola. /Telegrafi/

telegrafi sport app