LAJMI I FUNDIT:

Rol ushtarak e politik të Skënderbeut, Evropa duhet ta njohë (Video)

Rol ushtarak e politik të Skënderbeut, Evropa duhet ta njohë (Video)

Historiani Nicolas Battista, merret me kërkime shkencore në sektorin e armatimeve pranë Pallatit të Venecias. Ai shton se në inventarin e arsenalit të Venecias kishte armaturë të kohës së Skënderbeut.

“Për mua është figura më e rëndësishme ushtarake e fundit të periudhës së viteve 1400. Një figurë e Adriatikut të cilën duhet ta njohim mirë. Një figurë kombëtare e një rëndësie të madhe. Duhet ta njohim mirë se si janë armët, armaturat dhe për mua si kurator dhe koleksionist, ne kemi ruajtur armët e famshme nga shekujt, ashtu siç janë transmetuar nëpër koleksione deri në ditët e sotme”, shtoi historiani Battista. “Emri i Skënderbeut është i njohur jo nga të gjithë, por të paktën nga historianët, nga studentët e historisë dhe nga persona që bëjnë rishikime historike. Për shembull, e dinë që helmeta e Vjenës është e lidhur me këtë figurë dhe mendojnë se ai ishte një lider ushtarak, por nuk e njohin ata që Skënderbeu luajti një rol edhe në historinë politike dhe qeverisëse të vendit. Kjo gjë mbase duhet të mësohet mbi të gjitha tek te rinjtë, në Francë”. /ATA/