Dy djem të rinj kishin ngecur në një shkëmb mes valëve të mëdha në det, por fatmirësisht ata u shpëtuan në momentet më dramatike nga rojet bregdetare, të cilët u shfaqen me helikopter dhe i ngritën lart me kabllo të çeliktë.

Ata kishin arritur t'ju mbijetojnë dallgëve të mëdha duke qëndruar për orë të tëra në një shkëmb, ndërsa ekipet e rojeve bregdetare ishin alarmuar dhe bën të pamundurën që t'i gjejnë dhe t'i shpëtojnë, transmeton Telegrafi.


Ngjarja ka ndodhur në Hartland Point në Devon, ku shihet se si piloti i helikopterit mezi arrin ta mbaj në një vend pa lëvizur helikopteri për shkak të erërave të forta, dhe kur u stabilizua zbriti poshtë me kabllo të çeliktë njëri nga pjesëtarët e rojeve bregdetare.

Fatmirësisht gjithçka kaloi si është më së miri, dhe këta të rinj duhet të jenë mirënjohës përjetësisht rojeve bregdetare që i shpëtuan nga më e keqja. /Telegrafi/