LAJMI I FUNDIT:

Rohde viziton shtëpinë muze në Poklek, aty ku forcat serbe kryen një ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë

Rohde viziton shtëpinë muze në Poklek, aty ku forcat serbe kryen një ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, vizitoi sot Shtëpinë Muze në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit, një vend i ngarkuar me historinë e dhimbshme të luftës në Kosovë.

Gjatë vizitës, ambasadorin Rohde e priti Fadil Muqolli, të cilit forcat serbe gjatë luftës ia vranë të gjithë familjen.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muqolli ndau përshtypjet nga vizita e ambasadorit.

“Sot në Poklek, tek Shtëpia Muze, prita në vizitë Ambasadorin gjerman Jörn Rohde, i shoqëruar nga Xhavit, Arbeni dhe Arbëri nga Drenasi. Vizita e tyre shërben si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së të kaluarës sonë të trishtë”.

Muqolli theksoi se kjo ishte vizita e parë e ambasadorit Rohde në Poklek, gjatë së cilës ambasadori shprehu ndjenjat e tij të thella të trishtimit për ngjarjet e ndodhura më 17 prill 1999.

Ai po ashtu shprehu keqardhjen për mosndjekjen e autorëve të kësaj masakre nga organet përkatëse, një ndjenjë që ndanë edhe familjarët e viktimave.

Kjo vizitë simbolizon jo vetëm përkujtimin e viktimave, por edhe rëndësinë e përkujtimit të së kaluarës si një mënyrë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe pajtim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori