LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Procesi i Berlinit po kthehet në Berlin – Gjermania e gatshme për të nxitur anëtarësimin e shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Rohde: Procesi i Berlinit po kthehet në Berlin – Gjermania e gatshme për të nxitur anëtarësimin e shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se procesi i Berlinit, po kthehet sërish në Berlin dhe tani do të kryesohet nga kancelari Olaf Scholz.

Rohde tha se ministrat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nesër do të shkojnë në Berlin për të diskutuar për disa tema.

“Procesi i Berlinit po kthehet në Berlin, i kryesuar nga Gjermania dhe i organizuar nga kancelari, Olaf Scholz. Gjatë ditës së nesërme, ministrat e brendshëm, të jashtëm dhe të energjisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë luftimin e krimit të organizuar, tregu i përbashkët rajonal dhe agjenda e gjelbër”, ka shkruar Rohde përmes një postimi në Twitter, transmeton Telegrafi.


Më tej ai ka thënë se “është thelbësore të shfrytëzohet kjo mundësi, të ndërmerren hapa të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe nënshkrimin e marrëveshjeve konkrete në mënyrë që të sjellë përfitime për qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Gjermania është e vendosur fort për të mbështetur dhe lehtësuar këtë proces dhe është e gatshme të marrë drejtimin për të nxitur sa më shpejt anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian!”, ka shkruar Rohde.

Ambasadori Rohde para disa muajsh ka thënë se kancelari gjerman po e promovon Procesin e Berlinit, sepse e kanë filluar ata, mirëpo shton se nuk do të kritikojnë shtetet që duan të fuqizojnë bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Por, ngrit pyetjen nëse do të jetë ajo iniciativë gjithëpërfshirëse, sepse siç tha ai, “për momentin kjo nuk po duket e tillë sepse janë disa vende që nuk janë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’”.

“Në të gjitha vizitat e tij gjatë javës së kaluar, Kancelari ka qenë i qartë që dëshiron ta ringjallë Procesin e Berlinit, dhe e tha këtë edhe në konferencën për shtyp që u mbajt këtu. Së dyti, këto nuk janë vetëm fjalë por vepra konkrete për konferencën që do të ftohet e veçanërisht rreth çështjeve që duhen diskutuar për tregun regjional”, tha ai.

Procesi i Berlinit është një iniciativë diplomatike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për normalizimin dhe ringjalljen e marrëdhënieve rajonale në fushën e infrastrukturës, zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve rinore dhe si parapërgatitje për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Nisma, e mbështetur dhe nga Komisioni Evropian, u ndërmor më 28 gusht të vitit 2014 nga ish-kancelarja Angela Merkel nën prezencën e kryeministrave, ministrave të punëve të jashtme dhe ministrat e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Disa nga sukseset më të rëndësishme të këtij procesi janë marrëveshja për heqjen e çmimeve roaming, krijimi i korridoreve të gjelbra të transportit për të përshpejtuar procedurat kufitare, themelimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe marrëveshja për krijimin e një tregu të përbashkët.

E ndryshe nga ky proces, tri vende ballkanike kanë themeluar ‘Open Ballkan’, Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, por nuk ka marrë mbështetje nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Kjo e fundit ka përkrahur që në fillim Procesin e Berlinit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori