Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Foto: Instagram
Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania 5.
Ky i fundit ka vazhduar sërish me akuza ndaj banores, duke i përmendur familjarët nga jashtë.
Gjithashtu e ka përfshirë edhe tezen e saj duke qenë se njihen e kanë miqësi bashkë.

"Ti nuk e ke pikën e vlerës, më ke sharë gruan", i tha fillimisht Rogerti.
E më pas theksoi se tezja e ka shtyrë të hyjë në këtë format për shkak të veprimeve që ka bërë.

"Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh", iu drejtua Selinit.
Rogerti e ka akuzuar për shumë gjëra konkurrenten, duke sjellë edhe informacione nga jashtë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/03/2026
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































