Robinho rikthehet te Santosi për një pagë qesharake, në Kosovë futbollistët paguhen shumë herë më shumë se braziliani

Sulmuesi i famshëm brazilian Robinho është rikthyer përsëri tek klubi i tij i fëmijërisë Santos.
Robinho tani është rikthyer për ta përfunduar karrierën e tij, pasi ka nënshkruar një kontratë pesë mujore me klubin e famshëm brazilian.
36-vjeçari do të marrë edhe një shumë tejet modeste si pagë mujore, pasi do të paguhet vetëm 1500 real braziliane apo të konvertuara në euro që i bije 230 euro.
Santos e ka prezantuar lojtarin me titullin ‘Pedalimi i fundit’, duke iu referuar aftësive të tij të mrekullueshme për të dribluar.
Gjithsesi ajo që ka bërë bujë të madhe është paga e lojtarit, pasi dhjetëra herë më shumë paguhen futbollistët në Superligën e Kosovës.
Por për Robinhon nuk janë rëndësi paratë, pasi ai ka fituar shumë gjatë karrierës së tij, por e rëndësishme është ta përfundojë karrierën në klubin e fëmijërisë.
Robinho ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Real Madrid, Manchester City e Milan, teksa ka veshur edhe fanellat e Sivaspor e Basaksehir në Turqi si dhe Atletico -MG e Guanzhou Evergrande.
/Telegrafi/




















































