LAJMI I FUNDIT:

Robin Krasniqi viziton FFK-në, falënderon për dhënien në shfrytëzim të stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Robin Krasniqi viziton FFK-në, falënderon për dhënien në shfrytëzim të stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim boksierin kosovar Robin Haxhi Krasniqi. Gjatë këtij takimi ata diskutuan kryesisht rreth meçit për mbrojtjen e titullit kampion, të cilin Krasniqi do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 5 gusht.

Për Krasniqin kjo është një ëndërr e kahmotshme, e cila më në fund po bëhet realitet. Ai falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen e dhënë, duke mundësuar që mbrojtja e titullit kampion të bëhet në një ambient ku i jep mundësi një numri të madh të adhuruesve të jenë prezent.


Përtej boksit, Haxhi Krasniqi përshëndeti punën e mirë që po bëhet në futbollin kosovar dhe përgëzoi presidentin Ademi që fal korrektësisë dhe përkushtimit, futbollistët kosovarë nëpër Evropë ti bashkohen Kosovës dhe të punojnë drejt suksesit.

Nga ana tjetër i pari i FFK-së e falënderoi Krasniqin për vizitën dhe për vendimin që Kosova të jetë vendi ku ai do të zhvillojë një meç boksi me kaq rëndësi, derisa i ofroi përkrahjen e tij.

Presidenti Ademi e nderoi Krasniqin  me fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Prishtinës “Hyjneshën në Fron”.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Kalo në kategori