Vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë dhe jo vetëm.

Fjala është për Robert Berishën, i cili u komentua tejet shumë pas ndarjes nga partnerja e tij shumëvjeçare, Nora Istrefi.


Megjithatë, këngëtari shqiptar është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme muzikore.

71541455 528928394346603 7784902934403219456 n Robert Berisha ironizon me me këngëtarët e ‘playback-ut’ (Foto: Instagram)

Së fundmi, përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, ai ironizon me këngëtarët të cilët nuk këndojnë 'live'.

I njëjti ka publikuar bluzat e tij pas mbrëmjes që performoi, të cilat shihen tërësisht ujë, derisa thotë se, "këngëtarët 'playback' nuk kanë probleme të tilla".

Artisti Berisha nuk ka përmendur ndonjë këngëtarë, por që u dedikohet të gjithë atyre që nuk interpretojnë 'live'.

70515409 496702001182124 5481401562834141184 n Robert Berisha ironizon me me këngëtarët e ‘playback-ut’ (Foto: Instagram)

Ndërkohë, Roberti mbetet shumë i kërkuar nga publiku dhe tashmë numëron fansa të shumtë. /Telegrafi/